Sunday, March 3, 2013

Liga e Djathtë: Shkrihen disa parti të vetëquajtura djathta



Dorzojnë partitë për një vend në parlament.
vata
Neokomunistët po i japin dorën e fundut politikës Shqiptare, duke hequr nga skena misionarët e tyre që deri më sot janë shitur si të djathtë, për të krijuar një tjetër mirazh për të djathtën, mjafton një vend në parlament për keryetarët e partive. Por e djathta reale tashmë ka lindur me Ligën e Djathtë, grupimi më i gjerë që kërkonë politikë pa spiune të sigurimit të shtetit e mëkatarë, një politikë e munga në Shqipëri.
Historia e postdiktaturës me partitë e djathta është si histori me nastradinin, apo gogolin pasi në skenën politike shqiptarë deri më tani ka patur disa parti të djathta me emra e logo të ndryshme, madje nga viti 1996, ata u ndanë në disa për një parti të vogël.
Kë të fatë patën ballistët, legalistët, demokristjanët, të perndjekurit dhe më në fund mbeten vetëm në letra dhe partitë e mëdha i përdorin për kolazh dhe së fundmi po ju japin dhe mundësin e fundit të dorëzojnë partitë në shkëmbim të një vendi në parlament.
E djathta në Shqipëri sapo ka filluar të hedhë rrënjë me shtresat tradizionale të përndjekurit pronarët, familjet e mëdha që mbështetën Mbretin Zog, pasi Partia e të Drejtave të Mohuara, që u themelua në 2004 e që ideojë LZHK. Por tashmë ka ndërmarrë një tjetër mision të bashkojë të djathtët me logon “Liga e Djathtë” bashkimi i të djathtës shqiptare.
Më 1993, Uran Kallakula dhe një grup intelektualësh nisën të bëjnë Lidhjen e Djathtë, por partitë e mëdha u turrën t’i ndanin dhe ky sulmë vazhdoi për vite të tëra sa sot, cdo parti e themeluar për qëllimin e djathtë është ndarë në dy apo tri parti të dalë nga i njëri akt themelimi.
LZHK  e krijuar nga Mbreti Leka, Edyart Ypi PDM, Armando Ruco me Partinë Konservatore nuk ia arriti qëllimit të saj dhe ky forum vjedhurazi rrëmbehet nga Shehu, për të spekuluar në emer të qëllimit që u krijua ky subjek, për të spekuluar në emër të të përndjekurve PDM dhe madje dhe në emër të Mbretit dhe imazhit të Tii dhe vetë mbretërisë.

E njejta gjë ndodhi me demokristjanët, pasi sot ka PDK, demokristjan demokrat, PR dhe republikan demokrat, PBK dhe ballistë demokrat, të përndjekur dhe shoqata demokrate, por kjo vazhdoi deri në momentin kur në 27 mars 2012 Partia e të Drejtave të Mohuara hodhi iden e Ligës së Djathtë, bashkë me konservatorët dhe shoqatat e të përndjekurve, pronarve finalizoj grupimin më të gjërë të djathtë për të startuar me një program abicioz, integrimi i të përndjekurve, prana tëk i zoti dhe shteti ligjorë për të bërë prezent të djathtën rreale.
Liga e Djathtë, tashmë e organizuar gati në të gjithë teritorin e vendit po shikonë me vëmendje zhvillimet politike ku konstatonë se disa kryetarë partishë sharlata kanë sabotuar të djathtën për gjatë gjithë këtyre vitesh për të  vetmin fakt se kanë  qenë  spiunë  të  sigurimit të  shtetit dhe tashmë  në  fund të  misionit, sigurojnë  një  vend në  parlament, duke shembur cdo shpres të  atyre që  besonin te këto subjekte të  shtirura.
images

Sigurishtë  që  kjo është  një  gjë  e mirë  për të  djathtën pasi tashmë  nuk do të  kemi më  nga ato parti palaco të  së  djathtës që  krerët e tyre me paturpësi gjatë  gjithë  këtyre viteve kanë  filtruar me vetën pa thënnë  asnjë  rast  që  kanë  qenë  bashkëpuntorë  të  sigurimit të  shtetit.
Dy spiunët më  të  spikatur të  së  djathtës “Llamarinisti” dhe “Turishtremti” tashmë  në  listë  për deputet, por a do të  bëhet rrugë  kjo dhe për parti të  tjera dhe në se po ky është  një  ogur i mirë  për vetë  të  djathtën.
E djathta në  Shqipëri sa po ka filluar të  ngrihet nga trazhgimtarët e të  burgosurve politikë  dhe që  në  këto zgjedhje do ta kryen efektin, duke përcaktuar fituesin pasi të  përndjekurit dhe pronarët janë  gati gjysma e shqiptarve dhe deri më  sot kjo kadegori ka suportuar në  pushtet mirazhin e së  djathtës dhe jo të  djathtën reale.
Liga e Djathtë  që  në  krye të  herës kërkon hapjen e arkivava sekretë,  që  ata që  na vranë  e përsekutuan të  mos paguhen nga taksat e shqiptarve. Kërkon kthimin e pronave tek i zoti dhe abrogimin e ligjit komunist 7501.
Kërkonë  shkrirjen e KLD dhe krijimin e një  komisioni kontrolli për gjyqtarët dhe prokurorët sic edhe e kanë zgjithur vende të tjera të dalë nga diktaturat. Kërkon integrimin e të burgosurdhe dhe dëmshpërblimin për ato që janë gjallë brenda një viti. Kërkon të ruhen vendet e vuajtjes së dënimit, të ndërtohen muze dhe të dokometohet cdo varg, poezi apo që ka lidhje me diktaturën.
Kërkonë shkrirjen e Agjensisë së Legalizimit dhe dhënjes e hipotekës qytetarve në bazë të kodit civil, që shprehet qartë për pronarët që kanë jetuar dhjetë vjetë në shtëpinë e tyre, shteti të bëjë ndërmjetsin dhe jo ngatrrestarin.
E djathta reale është pikërishtë në kohën e duhur për të pozicionuar mbase për herë të parë tiparët e një politike të djathtë tashmë të munguar në Shqipëri, ndonse po punohet shumë për ta izoluar për ta mbajtur larg opinioni publik, ajo tashmë ka lindur dhe do të zër vendin e munga në politikë.
Nekomunistët janë më të frikshëm se vetë komunistët dhe tani që ata shikojnë fundin e tyre bëhën akoma më të babazitur për të maksimizuar përfitimet e paligjshme dhe njëherazi për të mbyllë misionit e tyre që të eleminojnë të djathtën.
Diktatura i vriste kundërshtarët, nekomunistët kërkojnë ti varfrojnë, t’i lënë pa punë, tu grabisin pronat, tu fshehin historinë dhe në fund tu vrasin shpresën.
Përfaqsues të Ligës së Djathtë e shohin këtë cikël si lëvizja e fundit që po bëjnë neokomunistët përpara se të largohen nga jeta e shqiptarve dhe skena politike dhe ky është dhe misioni i tyre i fundit. E djathta e bashkuar ka nisur për të qenë pjesë e rëndësishme dhe e munguar në politikën shqiptare.
Nga Ilir Vata



No comments:

Post a Comment