Me 02.02.2013 ndahet nga jeta gazetari, publicisti Vejsel Kullën

Me një titull të ngjashëm u bëra mik me professor Vejsell Kullën dhe me një titull të tillë po ndahem me të. Një dhimbje që më ka kapluar gjith shpirtin. Një zënkë në fytë që më shtërgonë dhe tani që po shkruaj për të dhe madje kam frikë se mos vallë më shpëtojnë gabime dhe ai do të mishikojë. Ai ka qenë kritiku im, miku im dhe e mësova me dhimbje ndarjen nga jeta.
Humbja e Vejsel Kullës gazetarit, publicistit, themeluesit të gazetes “Liria” eshtë një humbje për botën e letrave, të të përndjekurve dhe botën intelektuale.
Një ditë rutinë madje nga ato të zakonshmet më gjendi përballë selisë së të përndjekurve politikë, kur shikojë në portën e ndërtesën lajmërimin e vdekjes së Vejsel Kullës (profesorit si i thirrnim).
U trishtova dhe ngela për një castë. Njoftimi i vdekjes ishte 02.02.2012 me një foto të kohëve të fundit në kronologjinë e vdekjes. Rrugës mu errësuan sytë pasi në ato rrugë kalonim cdo ditë bashkë dhe ndërment më sillën njëherazi këshillat e tij, nacionalizmi i mbrenshëm, një demokrat me shpirtë lirie. Ndenji për vite gazetarë, redaktorë dhe Kryeredaktor i Gazetës “Liria” shkruante me pasion për figura si Mithat Frashri, Gjergj Fishat dhe kleriket e pushkatuar nga regjimi komunist. Kujdesej që në cdo rast kur të burgosur ndërronin jetë përkujdesej për shkrimet e tyre. Njihej në të gjithë Shqipërinë dhe kishtë lidhje të afrta me poetët, si Ylber Merdani, Kostaq Xoxe (një tjetër figur e ndritur në botën e letrave dhe nuk e di si mund ta ketë përjetuar dhimbjen).
Vejsel Kulla i biri i Femi Kullës ish -Prefekt në qarkun e Dibrës në kohën e Mbretit Zog, një nga familjet e mëdha të Libohovës. Vejseli ka lindur në Dibër e më pas me ardhjen e pushtetit komunist i egzekutojnë pa gjyqë babajnë dhe e interrnojnë në fush-krujë ku për vite me radhë punoj në interrnim punë të rëndomta.
Në fillimet e demokracisë ai gjeti një mënyrë për të punuar, pasi miku i tij Uran Butka e mori të punonte si ndihmës piktor derisa hapet gazeta “Liria” dhe punojë atu deri në vitin 2001, si redaktorë përgjegjës dhe kryeredaktorë.
Me pas vetëm një vit më vonë me mbylljen e gazetës “Liria” hapët një gazetë më stemën e gjenocidit në kokë “Lajmëtari Lirisë” dhe ishte ndër të parët që mbështeti një gazetë për të përndjekurit.
Kohët e fundit rrinte kryesishtë në shtëpi dhe dilte rrallë por shkruante vazhdimishtë dhe po bënte gati një libër. Mosha kishtë bërë të sajn cdo ditë po ia priste hovin dhe dëshirën për të jetuar i lirë.
Vejsel Kulla është atorë i qindra shkrimeve disa tituj librash dhe i librit Plagë që dhembin. Ka qenë shkolla për gazetarë të rinjë që kanë kaluar në gazeten “Liria”, një burrë brilant e i komunikushëm, korrëkt dhe ndonjëher në profesion i rrept.
Ngushellime familjes, pastë dritë në botën e përjetshme.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment