
Shukimi i mediave, vetëcensurimi, nënshtimi, financimi i inkriminuar, kllapërimi nga politika, paralajmëron fillimin e një regjimi të ri dhe cikloni social që mbase shoqëritë nuk e kanë hasur.
Kohët e fundit mediat janë në fillin e egzistencës së tyre financiare, por me e frikshmja është fundi i të egzistuarit si medja në aspektin profesional dhe qëllimit për të cilën janë krijuar, pasi vetë origjina e primi vjenë nga financimi i krerve të diktaturës apo bosët e krimi.
Rënja e komunizmit, futi në “paradë” ushtarët e saj të ndërsyer në politikë,dhe njëherazi ndërsej dhe gazetarët e Zërit të Popullit dhe të Bashkimit, të Institutit Marksist, poetët e diktatorit dhe të partisë dhe projektuan mediat e ardhshme, botuesit e ardhshëm dhe hartuesit e mediave të lira, që fatkeqësisht ata ndonse patën dicka të mirë, e përdhosën atë me nënshtrimin e tyre.
Fataliteti ku gjendjen mediat sot është tronditës dhe madje mjeran sepse mediat kanë një sër problemesh, por ato përballen me dy nga më të rënsishmi: Presioni i qeverisë dhe politikës dhe falimentimi i tyre.
Mediat në aspektin e falimentimit ka vite që rënkojnë por dallaverixhinjtë shqiptarë për të anashkaluar ligjin, krijuan ortakrinë e grupeve për të financuar mediat dhe kështu krijuan lobingjet në formë klani dhë kështu pa mbarim arritën që në pak vite të ndanin lloit e klaneve në dy kampe, ca të maxhorancës dhe ca të opozitës.
Ata që u dogjën në 1997, gjetën përkrahjen e qeverisë për këto tetë vitë dhe morën asete të paluajtshmë ,shtuar dhe reklamat për mbështetjen politike që u jepnin. Kurse kampi opozitarë u fuqizua kur lideri i tyre ishte Kryetarë Bashkie, por qëndrimi gjatë në opozitë i bëri të shkriheshin në një lobing të vetë.
Kjo është pjesa që duke dhe cdokush mjafton t’i hedhë një sy mediave të shkruara apo vizive dhe konstaton se në cilin kap regjimi janë.
Ajo që nuk duket është financimi i hershëm që shumë mendojnë që u financuan nga kloni i diktatorit Hoxha dhe Alia, madje kishte dhe nga të klanit Kapo ashtu sic edhe janë përqëndryar në politikë.
Por akoma dhe më shumë padronët e mediave janë bashibozukët e qytetit, hajdut xhepash njëri në laprake, trafikant droge një media prestigjoze, sot në fatalitët mbijetese. Hajdut xhepash të oxhaku, klani i Mehmet Shehut, sot një media dje prestigjoze sot mjerane por në shërbim të opozitës.
Pronari nuk ka emër, i thirrin palla, “ver llapa”. Trashuli, praonarë i një seti medjash dje me opozitën sot me pozitën dhe ka gjasa të bëhët me opozitën kur të vijë në pozitë.
E kushë nga halabakët e shqipërisë nuk ka mbetur asnjë që nuk bleu një media televizor apo disa bashkë dhe qeveritarët sa herë vijnë dhe ikin mbyllin sytë pikërisht që t’i përdorin.
Ky nuk është vetëm fatalitet por paralajmërimi i një regjimi të ri apo fillimi i një cikloni social, që fundjafundit do të ndodhë më shpejtë se e kanë parashikuar politologët apo analistët e huaj.
Kurse ata shqiptarë jo vetëm që janë mediaoker e injorantë por janë të gjithë bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit dhe në njëfar mënyre janë obojistët e politikanve që me pibës apo jo, i bien obojës së tyre dhe ndonjëherë klanit të tyre të baballarve. Ky është një llojë regjimi që jo vetëm orkestron mediat por dhe opinionistët, analistët e vetëshpallur.
Tashmë Tiranës i mungon dhe busti i diktatorit që tashmë pas propozimit në këshillë bashkjak do ta kemi me një vendim gjyqi. Shqiptarve u mbetën ose të bëhen të përgjegjshëm ose të larghe nga shqipëria.
Fundi i një diktature postëkomuniste është më i frikshëm sa vetë diktatura.
Nga Ilir Vata
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment