Monday, March 18, 2013

Liga e Djathte, prezanton programin në Tiranë

Liga e Djathte, prezanton programin në Tiranë:
Liga e Djathte, prezanton programin në Tiranë
Një grupim politikë mes PDM, P.Konservatore shoqata të të përndjekurve politikë, tashmë kanë grupimin më të gjerë të së djathtës reale që prej kohësh po qëndrojnë jashtë grupimit të partive të mëdha, madje dhe tangent me partitë e reja që pretendojnë se janë në qender të politikës.
Kjo ka qenë kryefjala e liderit të Ligës së Djathtë z. Ilir Vata në aktivin e zgjeruar në Tiranë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtarë ku spikati:
ilir vata lider i Liges Djathte
Sllogani: “Shteti i së drejtës”
Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta.
Prona tek i zoti, abrogimi i ligjit 7501, në përputhje me kushtetutën e vendit dhe neni 41.
Integrimi i të përndjekurve, hapja e dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit, jo si hakmarrje por si një nevojë për t’u distancuar nga e shkuatra.
Dëlirja e administratës nga ish- mekatarët e diktaturës dhe të korruptuarit.
Krijimi i dy dhomshit në parlament dhe krijimi i kushteve të zgjedhjes së presidentit nga populli.
Programet e partive të mëdha janë ato të vazhdimësisë neokomonistë u tha në takim dhe ne si Ligë e Djathtë vijmë me politikan të rinjë të pa korruptur me një elitë të re dhe me me themelet e së djathtës reale.
Ne duhet t’i japim fund tranzicionit, pafarësisë institucionale me slloganin “cdo votë e menu gjyq për padrejtësinë.
Partitë e mëdha janë zhytur në të shkuarën dhe programet e tyre janë ato të vazhdimësisë së neodiktaturë, ata janë në konflit të përjetshëm për pushtet pertej vlerave të vetë demokracisë, duke na servirur demagogji në vetë të relitti që kërkojnë vetë shqiptarët.
Liga e Djathtë

41.339177
19.752967

No comments:

Post a Comment