
Opozita nuk është ende gati për të ardhur në pushtet dhe sipas teoricentit marksist të fundit në Ballkan Servet Pëllumbi, ata kanë vetëm një shpresë revolucionin e armatosur. Opozita është sërishtë në opozitë dhe duhet të jetë, ka ende kohë të rinovohet dhe nuk bëhet rilindja e shqipërisë me shpresën se do rilind të shkuarën.
Një nga Marksistët më të spikatur në Shqipëri Servet Pëllumbi, mbase nga të fundit, vetëm pak ditë para në një përqafim për mediat deklaronë se zgjedhjet e qershorit mund të mbyllen me një rrebelim të armatosur, madje ai spiegonë se mund të jetë e pa shmangshme.
Parë në këndvështrimin analitik dhe pasojës së rrjedhjeve të ngjarjeve nuk ka asnjë gjasë që kjo periudhe jo vetëm të ketë ngjashmëri me 1997-tën, por është në diversitet të plotë me atë kohë, pasi Shqipëria është në një status tjetër të sigurisë, stabilitetit dhe integrimit të saj në organizma ndërkombëtarë.
Shqiptarët kanë më shumë rrugë, më shumë siguri, dhe gjendja ekonomike është e stabilizuar madje qeveria po i rezistonë edhe krizës ekonomike që tashmë është shëndërruar në sëmundjen e shekullit, edhe tashmë jemi antarët të NATOS dhe po arpirojnë si kandidat në BE.
Këndvështimi i marksistit të fundit nuk është thjeshtë mendimi i tij që ai po sjellë rastet kur është i mundur një revolucionë, pasi parë edhe në këtë këdvështim nu ka asnjë rrethanë për një indicje të tillë rrebelimi.

E para të gjithë pasuritë që trashigojë Shteti Shqiptarë nga komunizmi i morën ish-komunistët dhe shërbetorët e tyre dhe tashmë ato janë pasuruar dhe nuk ndodhë që ish- komunistët të ngrihen në revolucion, falë teorisë marksiste dhe të shembin pronat e tyre.
E dyta, të gjithë të birtë e ish- komunistve dhe madje dhe spiunët e sigurimit të shtetit janë në administratë publike ose zotrojnë licensa të profesioneve të lira, apo të aktiviteteve të tjera fitimprurse.
E treta, në Shqipëri ka shumë pak njerëz që mendojnë si Marksistë dhe askushë nuk besonë se do rikthehet dhe një herë komunizmi, apo teoritë vrastare të diktaturës, por ajo që vret në këtë mes është qëndrimi nxitës i Pëllumbit për ta detyruar opozitën të ndërmarrë një rrebelim për të marrë pushtetin qoftë dhe me dhunë.
Është në filozofinë Marksiste, komuniste marrja e pushtetit me dhunë, madje për gjatë këtyre viteve ka patur edhe tentativa të tjera pas 1997, dhe deri te përgjakja e 21 janarit, që vazhdonë të hetohet mbrapsh, pasi ideatorët e këtijë rrebelimi duhet të ishin në bangën e akuzës për nxitje dhe rrebelim të armatosur.
Demokracia ka dimension tjetër për marrjen e pushtetit dhe i vetmi pushtet i ligjshëm është vota popullore e lirë dhe e drejtë. Cdo devizë tjetër dhe aq më keq ajo e stilit marksisë është e kundraligjshme.
Opozita ka rolin më të rëndësishëm në demokraci dhe madje ka pushtetin e qytetarve dhe punonë bashkë me ta për të ushtruar presion pushtetit në plotësimin e kërkesave të tyre sociale dhe nëse ajo është e aftë ta bëjë këtë, votuesit i besojnë dhe e sjellin në pushtet me votë.
Por opozita shqiptare nuk e tregoj këtë as në 2009 dhe nuk po e tregonë as në 2013, pasi të gjitha përpjekjet e saj me protesta mitingje, greva urie e madje dhe rrebelimin e 21 janarit i ka bërë për të marrë pushtetin me mënyrën e saj të vjetër tipike marksistë me dhunë.
Kjo është arsyeja kryesore që edhe në këto zgjedhje ish- komunistët apo partia e diktatorit nuk do të vijë në pushtet pavarësisht slloganit “Rilindje”, pavarësisht ndërrimit të emrit sepse deri më sot nuk ka bërë një aksion politikë për të papunët, mbrojtjen e të drejtave qytetre madje dhe për komunitete si të përndjekurit në vend se të ushtronte pushtetin e opozitës për kërkesat e të përndjekurve i përdori ato për të marrë pushtetin.

Sot opozita është në një gjendje të mjeruar politike pa alternativa dhe pa shpresë për të ardhur në pushtet, një program pacaure gjidhe ujë e pa senc as të majtë e as të djathtë, pa transparencë me vetë strukturat e saj, pa mbështetje nga baza, një unë që vazhdonë të rritet dhe një betejë pa fund mes klaneve të vjetra të diktaturës.
Ende opozita nuk është gati për të ardhur në pushtet sepse do t’i duhet kohë për demokratizimin e saj për respektimin e mendimit të shumicës, për krijimin e kushteve për një rrotacion në ekipet drejtuese që nga baza, për një brez të ri pa komplekse dhe mëkate.
Cdo ditë opozita po humb terren politikë dhe e majta modernë po e sfidonë atë me alternativa të reja, me ballafaqime politike, me tolerancë e bashkëpunimë politikë në shërbim të integrimit dhe shqiptarve dhe kjo është LSI, që mendonë ndryshe nga opozita dhe teoricenti i marksizmit Pëllumbi.
Nuk ka më 1997, as të mos e mendojnë sepse shqiptarët nuk do t’i përkrahin, por t’i shërbejnë demokracisë së brenshme, qytetarve shqiptarë dhe të marrin besimin e tyre që me votë të lirë mund të vijnë në pushtet, por ata duhet ta nisin nga e para. Tu kërkojnë shqiptarve ndjesë për krime e diktaturës. Të largojnë nga PS ata që kanë shënuar krime deri më 1990 dhe të heqin demagogjinë e shtirur e të bëhen qytetarë e në shërbim të tyre.
Komunizmi në Shqipëri është reagues tek disa qeliza të vdekura të së shkuarës ndonëse është investuar shumë për ta ringjallur në forma të ngjashme e të ndryshme dhe kjo përpjekje e marksistit të fundit në Shqipëri, apo dhe në Ballkan mund të konsiderohet tentativa e tipit bolshevik e mbetur thjeshtë në tentativë, madje më vonë ajo do mbesë në kujtesë të historisë, si fundi i një përpjekje pa shpresë.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment