Kushë e urren Ligën e Djathtë, Berish apo Rama

Në shqipëri në emër të demokracisë është vendosur një regjim hibrit neokomonist. BE-ja, po bëhet otopike për shqiptarët, si dikurë stadi nga socializmi në komunizëm. A po e përdor BE dhe përendimi Shqipërinë si një kavje, një vend eksperimental të kalimit të saj nga komunizmi në neokomunizmi si një mostër në Europë?!. A jemi ne kavja e politologve, apo ish-komunistët po na përdorin si kavje
Diktatura në Shqipëri ka rënë virtualisht, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të vuajnë format e saj në një kënd tjetër regjimi, pasi trazhgimtarët e diktaturës pas 22 vite po na servirin një lloi të ri regjimi një diktaturë të dytë në sy të perendimit. Pinjollt e diktaturës nuk mund të servirin demokracinë, por të na përshtatin format e saj dhe të na i shesin si liri ato.
Liga e Djathtë ditën e shtunë më 16 mars, organizojë takimin e radhës për qarqet dhe parvec programit dhe prezantimit të tij, vendosi piketat e orjenitimit politikë dhe në tërsi dënojë nekomunizmin, nihilizmin politike, nacionalizmin primitiv, tranzicionin e tejzgjatur, pushtetarët e lidhur me krime e diktaturës dhe mbi të gjitha dënojë konfliktualitetin politike.

Interesen ishte fakti se pervec grupimit të Ligës së Djathtë që përfaqsoheni nga Ilir Vata Kryetari i PDM-s dhe njëherazi lider i Ligës së Djathtë, Sadik Berisha përfaqsues i Partisë Konservatore, Adem Allci kryetare i Shoqatës së të Përndjekurve politikë, i ftuar ishtë dhe aleati i opozitës z, Kurt Kola nje nga ikona e qëndresës antikomuniste dhe kundërshtarë i rrep i Berishës si dikurë Bilal Kola kundër Enver Hoxhës, por dhe aleat i Ramës. Do jetë ky i fundit kundërshtarë i dy partive të mëdha apo jo?
Interesen është fakti se Ilir Vata vjenë nga një familje e madhe e veriut që në vitin 1944, luftuan me armë dhe madje me mortajë komunizmin bashkë me rivalin e t’i Kolën e që sëbashku bënë më shumë se 300 burra me armë kundër këti regjimi, sot koha jo rastësisht i gjenë bashkë, shtuar dhe Adem Allcin mikun e Sali Berishës, madje shokun e bangës së shkollës fillore.
Ky grupim politik po përgadit fundin e neokomunizmit dhe ata kanë objeksinin e tyre politik dhe ne këto zgjedhje kanë zgjedhur skenari për të lënë jashtë lojës mëkatarët pa dallim ngjyre politike, pas sipas liderit të tyre z. Vata komunistët dhe spiunët kanë një fityrë dhe ne jemi për nje brez të ri elitash për të shporrur mëkatarët.
Një kornizim i ri politik në Shqipëri ka hëdhur rrënjë muaj më parë duke bërë të mundur bashkimin e të përndjekurve politikë dhe madje disa parti dhe shoqata pronarësh dhe ojq që e shohin veten në një bashkim interesash socialpolitike në këtë grupim.
Ka qenë PDM Partia e krijuar nga një grup intelektualësh të të përnjekrve politikish dhe konkretisht Kryetri i saj Z. Eduart Ypi, që startoi një politikë ndryshe me të djathtë dhe konkretishtë më 2005, kjo parti formatoi LZHK-n me epiqendër Mbretin Leka por që ku formacion u tradhëtua nga aleati i tyre Dashamir Shehu e që më vonë u vodhi dhe siglën e forumit, që sot e gëzon në emër të tyre dhe është aleat i maxhorancës.

Pak vitë më pas Ypi, mendoi të provojë tashmë jo të përndjekurit, por trashgimtarët e tyre dhe ua besoj këtë forumë një elite të re politike dhe sot ajo ka formatuar Ligën e Djathtë që është kornizimi ndryshe nga i gjithë spektri politik shqiptarë.
Ndonse e re si formacion, por me parti të vjetra tradicionale ajo ka krijuar kundërshtarë jo vetëm partitë e mëdha, por dhe të vegjlit e djathtë që nga drejtuesit e Ligës së Djathtë u akuzuan në aktivin e Tiranës se ata kanë shitur interesat tona.
Ky realitet politike po dreidhën partitë e mëdha, të vegjlit e djathtë, spiunët e sigurimit të shtetit madje në themel shteti anarkik, pa konture, pa boshtë e pa formë, ku cdo forme e lirisë është e mohuar, prona, liria e fjalës, e drejta e një strehe apo një pune dhe gjithcka që i duhet qytetarit.
Politika shqiptarë ka rënë në anarkinë e postëdiktaurës që nuk është në gjendje as të trashigojë diktaturën e as të vendosë demokracinë në Shqipëri, pasi gjithcka është shëndërruar si mjet për të maksimizuar fitime e paligjshme, për ta përdorur pushtetin në interest ë një pakice duke sjellë në vend një formë regjimi të ri të miksuar mes diktaturës reale dhe asaj të heshtur.
Aktualisht Shqipëria përballet ose me një ndërhyrje diplomatike intensive të ndërkomtarve apo diplomacisë, ose në një lëvizje të re qytetarë për një demokraci të rifituar nëpërmjet bësimit dhe vendosjen të institucioneve demoktratike.
Diktatura në shqipëri ka rënë virtualisht sepse konturet e saj janë realishtë të prekshëm nga qetetarët vetëm se serviren në forma të ndryeshëme.
Liga e Djathtë mëndonë se Shqipërisë i duhet një fillimi ri, një katarsi me të shkuarën kriminale me diktaturën, një

Sali Berisha, Prime Minister of Albania, during a meeting in Dubrovnik, Croatia, on May 7, 2006. (Photo credit: Wikipedia)
ishikuar në respekt të brezave dhe të vertetës, nje spastrim nga politikanët mediokër, injorant, të korruptuar, ish-komunist dhe spiunë të sigurimit të shteti.
Perendimi, BE deri më sot ka bër sehirë me shqiptarët sa këta të fundit mendojnë se po na përdorin si vemje eksperimtale si një vend që kaluam nga diktatura në neodiktaturë dhe po qëndrojmë në këtë gjendje politike sociale dhe në një rrënim të thellë ekonomik, sa statistikat po mashtrojnë dhe vetë botën e tregut për rritje ekonomike.
Ky sehirë i pa precedent është i pa tolerueshëm dhe shqiptarët e kanë të vështirë të kapërcejnë ish- nemogladurën e diktaturës për të bërë demokraci.
Urrejtaja ndaj të djathtës ka vetm një gjeriz ata që kanë pushtetet më të mëdhë qeverisës, ata që kanë parti të mëdha politike dhe që janë pjellë e diktaturë, ngjyrat që kanë vendosur nuk i maskojnë, sepse veprimet e tyre janë vetë dekonspirimi, unisoni, unifikimi, uni politike dhe uni i pangopsisë. Në Shqipëri nuk ka të djathtë dhe ajo që po formatohet kërkohet të izollohet me cdo cmim nga mëkatarët sepse në emër të demokracisë është vendosur një regjim hibrit.
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment