
Liga e Djathtë, në turin e aktiveve në rrethe ka bërë prezent programin elektoral, që kulmonë me shtetin ligjorë, pronat, integrimin e të përndjekurve politike, krikimin e dydhomëshit në Parlament dhe ridimesionimin e të djathtës. Mes të prndjekurish, drejtuesi i Ligës së Djathtë, lëshonë tone kritike, ndaj Ramës dhe Topit, duke i akuzuar se ata në bashkëpunim, minuan ligjin e lustracionit dhe ende po i sherbejnë të shkuarës.
Programet elektorale në letër i socialistve dhe FRD –së së Topit është si dy pika ujë për të përndjekurit, mjaftojnë me pesë zhgarravina për të mashtruar disa njerëz thjeshtë për të krijuar imazhin e gjithëpërfshirjes dhe më e rëndomta një karrem për të shkëputur qoftë dhe një votë.
Sëmundja politike për të përfituar vota nga kjo kadegori e martirizuar në diktaturë është bërë aq qesharake, por dhe garë mes partive politike dhe kohët e fundit pas greves së politizuar nga Topi dhe Rama, tregohet qartë që opozita dhe kundërshtarët e Berishës nuk kishin alternativë tjetër vetëm se të përdornin disa të përndjekur për të rrëzuar qeverinë.
Ata që u keqpërdorën ishin pikërishtë të përndjekurit politikë dhe sot disa të përndjekur janë rreshtuar si figurantë pranë këtyre partive për të serëvirur një realitet të deformuar politikë.
Pak më herët kishin shansin si Rama dhe Topi që të ndaheshin një herë e mirë nga e kaluara jo e largët e diktaturës, thjeshtë duke kërkuar ndjesë publike për krimet e komunizmit.

Por cuditërisht lideri opozitarë deklaronë se unë kamë partinë e diktatorit por nuk ka vullnetin e mirë qoftë dhe me fjalë të dinstancohet nga e kalura, madje tërhoqi dhe Topin në të njëjtën grackë të së shkuarës, duke e bërë atë përgjegjës me mosdekretimin e ligjit të lustracioni.
Sot Bamir Topi, cirrët për të përndjekurit, madje dhe për pronat dhe 15 vjetë në politikë jo vetëm që nuk tha një fjalë të vetmë, por shënoi dhe mëkatet e radhës duke dekoruar përsekutorët.
E përpostë implikimit me të shkuarën, dhe mëkatët institucionale që kanë shënuar gjatë detyrave shtetrorë, sërishtë ata flasin për hapjen e dosjeve në të njejtën kohë kur e sabotuan me koshiencë politike dhe qëllim meskin.
Me këtë senc janë shprehur drejtuesit e Ligës së Djathtë në komunënën e Gurrzit në Lac dhe njëherazi kanë kërkuar bashkimin e të djathve për një betejë të fundit me fundërrirat e diktaturës dhe ju kanë kërkuar të përndjekurve të mos bien pre e mashtrimit të tyre.
Liga e Djathtë
41.339177
19.752967
19.752967
No comments:
Post a Comment