Wednesday, March 6, 2013

“Klani Katolik” dhe të vegjlit në PD-s, urrejtje për Ligën e Djathtë


“Klani Katolik” dhe të vegjlit në  PD-s, urrejtje për Ligën e Djathtë
ilir vata
Rikthehet “klani katolik” që kërkon të përdor tagrin e të përndjekurve si presion ndaj Berishës. Nuk janë të përndjekurit 33 vetë që paguan qeveria, as shtatë të Institutit Antikomunistë që pesë janë spiunë të sigurimit të shtetit, por mijëra dhe pa ndroje janë ata që përcaktojnë fituesin e qërshorit.
Ka muaj që drejtues të Ligës së Djathtë kanë deglaruar se do të pozicionohemi në kualicionet e mundshme vetëm djathtar, pasi shtresa që ato përfaqësojmë janë të përndjekur pronarët dhe demokratë të paknaqur që vijnë nga parti të djathta, por që atherë lufta brenda PD-së ka nisur për të lënë largë këtë kadegori.
Të parët në listë janë “klani katolik” që drejtohet nga Jozefina, nga të përndjekurit, Lili Ndoci (e persekutuar nga burri i nënës), Simon Miraka dhe i është shtuar nga të vegjëlit dhe Nard Noka që Jozefina do ta vë të parin në Shkodër në listën e PD-së.
Ky klanë ka lobuar shumë dhe ka parë me xhelozi afrimin e Adem Allcit dhe shoqatës se tij pranë Berishës, gjithashtu dhe drejtuesit e Ligës së Djathtë pasi kanë qenë ish- drejtues të lartë të PD në rajonet e tyre dhe madje themelues. Në këtë vorbull janë zhytur të gjithë, madje i bëjnë presion Berishës indirektë se kanë përkrahje nga të përndjekurit.
Në këtë lojë u futë dhe dështakët  pas dështimit në greven e urisë së të përndjekurve kur jo vetëm shfaqën paaftësi, por pati zëra se bënte lojën e palve për të lënë një gjendje kautike sa greva degjeneroj deri në sakrificë njerëzorë.
Përfaqsues të Ligës së Djathtë dhe përfaqsues të Allcit mbajtën qëndrim për t’u mos u politizuar greva e urisë dhe vazhduan që të mbronin interesat e të përndjekurve pasi i kanë në programin dhe misionin e tyre, madje plani I tyre për të mbështetur greven mbeti në tentative pasi mor karakter politikë.
images
Efektet e greves, sollën pasoja sa greva degjeneroj në vetëflijime dhe humbja e jetës së Lirak Bejkos, kjo ishte thjeshtë një sehirë institucional dhe grupi antiberishë fërkonte duart se cpo ndodhe më tej në përmbushje të misionit të tyre.
Nga “klani katolikë” doli dhe grupi i Oketës dhe qefmbetësit e tjerë por ajo që duhet përmendur është fakti sa ka më shumë qefmbetës brenda sesa jashtë dhe tashmë janë bërë aktivë kundër të përndjekurve thjeshtë se duan të forcojnë pozitat e tyre të pushtetit.
Në këtë grupime janë shtuar dhe të vegjlit që janë ngjitur PD-se, si Dashamir Shehu që përpiqet të bëhet lojtarë i klanit për të forcuar pozitat e tij, pasi që kur ishte z.kryeministër ka patur konflik me të përndjekurit me shprehjen e fanshme “ Do t’i shtyp me cizme të përndjekurit” shtuar se u vodhi dhe LZHK pari atë e themeloi Mbreti me Partin e të Drejtave të Mohuara që është parti e të përndjekurve.

Në këtë vorbull të pistë për ta lënë Berishën nën presionin e të përndjekurve shtohet dhe hatërmbetsi me të përndjekurit Ilir Ruismaili pas konfliktit fizik me disa të përndjekur dhe një grup i gjerë i marë në mbikqyrje si persekutor në opinjone apo komentë të të përndjekurve.
Jashtë këtij grupimi mbeten gupi modern i të rinjve, Lulzim Basha që derivatet luhatje, por di të pozicionohet edhe për shkak te detyrës që ka edhe për arsye devotshmerie për lideshipin Berisha dhe në këtë shteg të mbarë mbetet Patosi, Paloka..etj
Kafeneve të kryeqytetit, grupi antiberishë lexonë humbjen sipas tyre dhe në rastë se nuk i futë në listë për deputet pritet që një numër i madhe të shkojnë të Topi. Por rifutja e Eduart Selamit në skenën politike, Berish ka në planin e tij bashkimin e cdo cobëze të djathtë si në 1992 dhe ardhja e Selamit ka rritur besimin dhe te të pakënaqurit e PD-së, por njëherazi ka nxjerrë jashtë loje të gjitha ata që kanë menduar se kur ta lejë Berisha kushë do ta marrë pushtetin e PD.
Kompozimi i Berishës është në një farë mënyre stradegjia e Ahmet Zogut që ofronë kundërshtarët për një qëllim më të madhe dhe dualiteti mes pretendentve shuhet në heshtje. Vetëm fakti se Eduart Selami është rikthyer në PD, i ka hequr oreksin të gjithve, madje u ka shuar dhe shpresat.
Përfaqsues të Ligës së Djathtë kanë tentuar disa herë për të patur një marrveshje me PD pas sinjaleve pozitive të liderit Berisha, por cakejt e vegjël e kanë izoluar këtë grupim thjeshtë për t’i bërë të paknaqur dhe për t’i kthyer ata kundër Berishës, që pushteti dhe tagri i të përndjekurve të përdoret nga “klani kalolik”.
Në një farë mënyre po ia arrinë, por nuk do të kënë kohë pasi ata pritën të shkojnë te Topi, madje ky i fundit i ka futtur në listë për deputet.
Konflikti me të përndjekurit do të jetë tjetër fatalitet për maxhorancën dhe mbase do të jetë fundi i një përpjekje tinzare ndaj kësaj shtresë, madje dhe fundi i një betëjë të humbur.
Nga Ilir Vata




41.323354
19.826676

No comments:

Post a Comment