
Politika në Shqipëri i ngjanë një krateri vullkanik, ku përplitjet për të nxjerrë llavën këto njëzetëedy vite vite kanë nxjerrë vetëm tym duke e bërë cdo ditë e më shumë situatën politike teje gri, sa frymmarrja e mendimit ndryshe dhe e demokracive të partive politike dhuaj nuk egzistonë.
Vlerat e vërteta rrezikohen të përdhosen, falë paaftësisë dhe kryenecsisë politike, amatorizmit, injorancës dhe babëzisë për të maksimizuar fitimet e paligjshme dhe thellimin e hendekut politikë me brezin e ri, duke e përjashtuar atë nga koherenca politike.
Situata politike në Shqipëri përsa i përket spektrit, ka gjerësinë e duhur për zhvillimin e kushteve të plota për një demokraci të konsoliduar “falë” faktit se e kaluara e hidhur e bënë klimën politike të jetë në avangard, drejtë vlerave të vërteta të demokracisë dhe një shtysë për të ardhmen Europiane.
Kjo ëndërr e kahershme e shqiptarve, kohët e fundit po bëhet më e padurueshme, pasi durimi ka një kufij dhe zhgënjimi duket te cdo shqiptarë, pasi vlerat e vërteta rrezikohen të përdhosen, falë paaftësisë dhe kryenecsisë politike, amatorizmit, injorancës dhe babzisë për të maksimizuar fisime e paligjshme.
Politika në Shqipëri i ngjanë një krateri vullkanik, ku përplitjet për të nxjerrë llavën këto njëzetë vite kanë nxjerrë vetëm tym, duke e bërë cdo ditë e më shumë situatën politike teje gri, sa frymmarrja e mendimit ndryshe dhe e demokracive të partive politike dhuaj nuk egzistonë.
E mbi këtë realitet qëndrojnë shumë parti politike, por që ndikojnë drejtëpërdrejt, janë katër apo pësë parti politike dhe një dyzinë, që shoqëronë partitë e mëdha në zgjedhje elektorale, apo dhe në pushtet.
Ajo që mbetet jashtë realitetit është e djathta në Shqipëri, ndonse kolorin e ka të pamasë në të gjithë dimensionin, por vetëm sa i përket emrave të partive dhe jo të programeve apo koherencës politike.
Partia më e madhe në vend opozitarja e parë e diktaturës, gradualishtë ka ardhur duke u zgjeruar si një parti popullore që startonë në gendër dhe shtrihet në tërë gjersinë e saj dhe kjo është gjë shumë e mirë se në këtë segmendë është tërë politika.
Ky fakt e ka bërë të djathtën të jetë në fundin e saj, që është dhe fillimi i vetë të djathtës, për të vetmin fakt se PD është parti e qendrës ku shpesh herë e kemi dëgjuar si të qendres së djathtë.
Gjithësesi një parti popullore nuk mund të bëjë më shumë për të djathtën sesa të majtën, pasi një parti e tillë mbështetet të baza elektorale.
Pa dashur të prek kufinjtë e PD-së, duhet të kqyrim faktin se parti të tjera të djathta, si konservatoret me partin e Mbretit, apo parti të tjera si Partia me senc konservatore, dhe madje dhe disa parti të tjera të të përndjekurve politikë kanë qenë gjithmonë jo vetëm të paafta por të tradhëtuara nga misioni i tyre.
E para: Në dhjetë kryetarë partishë të djathta, nëntë nga këta janë spiunë të sigurimit të shtetit dhe ky ka qenë dhe zinxhiri që i ka mbajtur lidhjet në tradhëtinë e përjetshme të paktën në këto vite të postdiktaturës.
E dyta: Është fakti i një vendi në pushtet, apo qeveri sepse ende në Shqipëri shihet të punuari në Shtet, si vend jo për të kontribuar por për tu korruptuar, pra si një parajsë për përfitime të paligjshme.
Më qesharakja në këtë mes është se republikanët e pronave, pranojnë ligjin komunistëve të reformes agrare. Pretendentët e kthimit të Mbretit, pranojnë format e programet e republikanve dhe në njëfarë mënyre janë shëndërruar në një melodramë, që herë të bëjnë të qeshësh dhe herë bëjnë të qashë, tamam një melodramë shqiptare.
Kohët e fundit apo fundviti i shkuar solli në skenën politike një grupim të djathtësh, ku disa parti PDM (Partia e të Drejtave të Mohuara e të përndjekurve politikë), Partia Konservatore dhe shoqata të të përndjekurish sollën në skenën politike Ligën e Djathtë, apo mundësin e bashkimit të së djathtës dhe cuditrisht, armiq e vërtet politikë janë pikërisht këta sharlaranë të së djathtës.
Sepse ata kanë gjetur mënyrën për të jetuar si parazit, duke tradhëtuar të djathtën në dëm të vetë vlerave të demokracisë e në shërbim të interesit të tyre teje të vogël e meskin.
Mendimi ndryshe është vlera më e madhe në demokraci, por sot me keqardhje në Shqipëri, jo që nuk vlerësohet por përcmohet me brutalitet, opozitar apo shtetrorë.
Pra e djathta ende nuk ka një format të plotë politikë pasi vlerat e vërteta si prona, shteti i së drejtës janë inegzistent që në faktë ata janë shina e kapitali dhe e lirisë së njeriut. Pikërisht në Shqipëri këto vlera trajtohen me mendësi komuniste madje dhe të përdhosura prej saj.
Stradegjia e minimit të së djathtës nuk ka emër tjetër vetëm se tradhetarët e vetë të djathtës janë të djathtët dhe ky është një rrezik i madhe për vetë vlerat e demokracisë. Kushtet politike janë teje të favorshme per një politikë të djathtë nga konservatorizmi i moderuar dhe deri te vlerat e verteta të njeriut në të gjithë dimensionin.
E djathta në Shqipëri ka traditën e saj politike dhe herë- here në kohë ajo është shfaqur e larmishme dhe teje interesante dhe mjafton të lancoshë periudhen e Mbretërisë, Shqipria pa për të parën herë një shtet të kosuliduar dhe me tipare të qarta perendimore.
Aktualisht kontribuesit e të djathtës janë të pamat, madje dhe të rinjtë e shkolluar në perendim apo brenda vendi dhe janë të gatshëm të kontribuojnë për një të djathtë moderne. Të paktën tashmë kanë një vend ku mundë të bashkohen Liga e Djathtë, pavarsishtë misionit të tradhetorvë.
Nga Ilir Vata

No comments:
Post a Comment