BE nxit Shqipërinë për rezultate në rrugën e integrimit
Presidenti i Bashkimit Europian Herman Von Rompuy i bëri komentet në përfundim të takimit me presidentin shqiptar Bujar Nishani
Presidenti
i Bashkimit Europian Herman Von Rompuy ftoi sot qeverinë dhe opozitën
shqiptare të shfrytëzojnë momentin dhe të arrijnë rezultate konkrete në
plotësimin e 12 kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
Presidenti
Rompuy i bëri këto komente në përfundim të takimit me presidentin
shqiptar Bujar Nishani i cili nisi sot një vizitë tre ditore në Bruksel
gjatë së cilës ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të Bashkimit
euroian dhe të Natos.
“Shqipëria
mund të bëjë ende progres të mirë drejt qëllimit të saj për 2012.
Respektimi për sundimin e ligjit përfshirë këtu luftën kundër krimit të
organizuar dhe korrupsionit mbetet thelbësor. Integrimi europian-
theksoi presidenti Rompuy - duhet të jetë një përpjekje e vërtetë
kombëtare dhe një projekt gjithëpërfshirës” dhe se “angazhimi i
vazhdueshëm dhe një dialog politik i qëndrueshëm e konstruktiv janë
thelbesore për suksesin e Shqipërisë. Progresi konkret në rrugën drejt
BE-së varet tërësisht nga Shqipëria dhe ecuria e saj për të arritur
rezultate në reformat kyce”, nënvizoi presidenti i Bashkimit europian.
Nga
ana e tij presidenti Nishani tha se Shqipëria “është e vetdijshme që ka
arritur shumë, sic është e vetëdijshme për sfidat që e presin, dhe
nevojën për të konsoliduar më tej arritjet si dhe të punojë më shumë për
standarte më të larta”.
Në
fillim të muajit tetor Komisioni europian do të publikojë raportin e
tij mbi Shqipërinë si dhe do të japë vlerësimin e vet për statusin
kandidat, i cili I është refuzuar dy herë në të shkuarën.
No comments:
Post a Comment