Sipas Dejan Paviqeviq, drejtuesi i ri i delegacionit serb,
prioritet kryesor i delegacionit serb në dialogun teknik me Prishtinën
do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani.
"Serbia duhet të ngrejë ura mirëbesimi mes Beogradit dhe Prishtinës", u
shpreh kryeministri serb Ivica Daçiq, në Forumin për Siguri, i cili po
zhvillohet në Beograd. Kryeministri serb tha se "dialogu me Prishtinën
për zgjidhjen e problemeve të të gjithë qytetarëve do të vazhdojë mbi
bazat e Rezolutës 1244 të KS të OKB, me ndihmën e Bashkimit Evropian."
Sipas tij, luftërat në Ballkan kanë përfunduar, ndërsa tani duhet parë
mundësia për zgjidhjen paqësore të problemeve dhe çështjeve të hapura.
"Por secili që e njeh Ballkanin e di se konfliktet mund të rishpërthejnë në një të ardhme të largët", tha Daçiq. Sipas tij, Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut mbi bazat e Rezolutës 1244.
Prioriteti kryesor i palës serbe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara deri tani
Delegacionet e dialogut Beograd Prishtinë
Se kur do të vazhdojë ky dialog, në çfarë forme dhe në ç'nivel, nuk e
di as Dejan Paviqeviq, shefi i ri i delegacionit serb në dialogun
teknik me Prishtinën. Por menjëherë pas zgjedhjes në postin e
deritanishëm të Borisllav Stefanoviq, ai tha se prioriteti kryesor i
palës serbe do të jetë zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara deri tani.
"Unë do të vazhdoj të drejtoj zyrën për çështje operative në procesin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërsa prioriteti im kryesor do të jetë implementimi i marrëveshjeve", theksoi Paviqeviq. Sipas tij, Beogradi do të realizojë të gjitha marrëveshjet por "do të insistojë që disa marrëveshje të interpretohen në favor të Beogradit".
Implementimi i marrëveshjeve është në interesin e Serbisë
Paviqeviq ende nuk e di nëse do të vazhdojë dialogu teknik apo kjo çështje menjëherë do të ngrihet në nivel politik. "Mendoj se as brenda BE-së nuk ekziston një përfytyrim i qartë për vazhdimin e dialogut. Shpresoj se do të kemi një situatë më të qartë pas takimeve të presidentit Tomisllav Nikoliq në Nju-Jork me përfaqësuesen e BE-së Chaterine Ashton", tha ai.
Paviqeviq ka hedhur poshtë kritikat e Prishtinës se Serbia nuk po i realizon marrëveshjet e nënshkruara. Sipas tij, shumica e marrëveshjeve "është realizuar apo është në fazën përfundimtare të realizimit." Udhëheqësi i delegacionit serb në dialogun për çështjet teknike me Prishtinën është i bindur se implementimi i marrëveshjeve është në interesin e Serbisë. "Ndryshe Serbia do të futej në një lloj vetizolimi dhe do të humbte mundësinë e luftimit për mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë", theksoi ai.
"Por secili që e njeh Ballkanin e di se konfliktet mund të rishpërthejnë në një të ardhme të largët", tha Daçiq. Sipas tij, Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut mbi bazat e Rezolutës 1244.
Prioriteti kryesor i palës serbe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara deri tani

"Unë do të vazhdoj të drejtoj zyrën për çështje operative në procesin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërsa prioriteti im kryesor do të jetë implementimi i marrëveshjeve", theksoi Paviqeviq. Sipas tij, Beogradi do të realizojë të gjitha marrëveshjet por "do të insistojë që disa marrëveshje të interpretohen në favor të Beogradit".
Implementimi i marrëveshjeve është në interesin e Serbisë
Paviqeviq ende nuk e di nëse do të vazhdojë dialogu teknik apo kjo çështje menjëherë do të ngrihet në nivel politik. "Mendoj se as brenda BE-së nuk ekziston një përfytyrim i qartë për vazhdimin e dialogut. Shpresoj se do të kemi një situatë më të qartë pas takimeve të presidentit Tomisllav Nikoliq në Nju-Jork me përfaqësuesen e BE-së Chaterine Ashton", tha ai.
Paviqeviq ka hedhur poshtë kritikat e Prishtinës se Serbia nuk po i realizon marrëveshjet e nënshkruara. Sipas tij, shumica e marrëveshjeve "është realizuar apo është në fazën përfundimtare të realizimit." Udhëheqësi i delegacionit serb në dialogun për çështjet teknike me Prishtinën është i bindur se implementimi i marrëveshjeve është në interesin e Serbisë. "Ndryshe Serbia do të futej në një lloj vetizolimi dhe do të humbte mundësinë e luftimit për mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë", theksoi ai.
No comments:
Post a Comment