Qeveria amerikane ka publikuar papritur listën e të burgosurve
që ndodhen në kampin burg të Guantanamos, të cilët sipas saj mund të
lirohen. Arsyeja, rrethanat kanë ndryshuar.
Ministria amerikane e drejtësisë bëri të ditur emrat e 55 të
burgosurve, të cilët do dërgohen në vendet e tyre. Njoftimi erdhi
papritur, meqenëse në vitin 2009 ministria pati njoftuar se nuk do të
përmendë detaje për të burgosurit që ndodhen në burgun amerikan në Kubë.
Në atë kohë kjo u argumentua duke thënë se një hap i tillë do të
dëmtonte marrëdhëniet diplomatike me vendet që do të pranonin të
burgosurit.
Publikimi i listës u përshëndet nga organizatat që ndihmojnë të burgosurit, sepse kjo kontribuon në "transparencë". Organizata ndërkombëtare Organisation Amnesty kërkoi që "55 të burgosurit e përmendur të dërgohen menjëherë në vende që i njohin të drejtat e tyre". Shtete që i pranojnë vullnetarisht nuk ka për të gjithë të burgosurit e Guantanamos.
Mbas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, qeveria amerikane e presidentit George W. Bush ngriti në Guantánamo një kamp burg për njerëzit e akuzuar për terrorizëm dhe për luftëtarët talibanë. Që nga ajo kohë, sipas të dhënave të organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch në kamp kanë qëndruar më shumë se 770 të burgosur. Kampi i ngritur në një bazë ushtarake amerikane është kritikuar ndërkombëtarisht për shkak të torturave dhe keqtrajtimeve të të burgosurve. Aktualisht atje mbahen 167 të burgosur. Gati gjysma e të burgosurve janë nga Jemeni, pjesa tjetër janë afganë, algjerianë dhe saudo-arabë.
Presidenti amerikan Barack Obama pati premtuar në fushatën elektorale të para katër vjetëve se do ta mbyllte kampin një vit pas zgjedhjes. Por nuk e arriti këtë për shkak të kundërshtimeve të Kongresit.
Publikimi i listës u përshëndet nga organizatat që ndihmojnë të burgosurit, sepse kjo kontribuon në "transparencë". Organizata ndërkombëtare Organisation Amnesty kërkoi që "55 të burgosurit e përmendur të dërgohen menjëherë në vende që i njohin të drejtat e tyre". Shtete që i pranojnë vullnetarisht nuk ka për të gjithë të burgosurit e Guantanamos.
Gjykata ushtarake Guantanamo
Më shumë se 160 të burgosurMbas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, qeveria amerikane e presidentit George W. Bush ngriti në Guantánamo një kamp burg për njerëzit e akuzuar për terrorizëm dhe për luftëtarët talibanë. Që nga ajo kohë, sipas të dhënave të organizatës për të drejtat e njeriut Human Rights Watch në kamp kanë qëndruar më shumë se 770 të burgosur. Kampi i ngritur në një bazë ushtarake amerikane është kritikuar ndërkombëtarisht për shkak të torturave dhe keqtrajtimeve të të burgosurve. Aktualisht atje mbahen 167 të burgosur. Gati gjysma e të burgosurve janë nga Jemeni, pjesa tjetër janë afganë, algjerianë dhe saudo-arabë.
Presidenti amerikan Barack Obama pati premtuar në fushatën elektorale të para katër vjetëve se do ta mbyllte kampin një vit pas zgjedhjes. Por nuk e arriti këtë për shkak të kundërshtimeve të Kongresit.
No comments:
Post a Comment