Për herë të parë që prej ardhjes në detyrë presidenti egjiptian
Mursi viziton SHBA-të. Ndryshe nga paraardhësi i tij, atij në politikën
e jashtme i duhet të marrë parasysh edhe vullnetin e popullit.

Pamje nga Parlamenti në Kajro
Shumica i sheh me sy kritikë SHBA-të
Kjo kthesë sjellë me vete ndryshime të rëndësishme në raportet e ardhshme të Egjiptit me SHBA, Izraelin dhe Evropën. Një shije paraprake ishin demonstratat e fundit para ambasadës amerikane në Kajro. Edhe pse shkas ishte me të vërtetë një video anti-islame, protestat do të gjenin më pak mbështetës nëse egjiptianët do të kishin disponim më pozitiv ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas një sondazhi të kryer së fundi nga Instituti prestigjioz Pew, 79 për qind e egjiptianëve nuk e duan SHBA-në - për shkak të vdekjeve të panumërta në Irak dhe Afganistan, për shkak të mbështetjes së pakushtëzuar të Izraelit, për shkak të bashkëpunimit të ngushtë me Mubarakun, dhe gjithashtu për shkak të Guantanamos.
Në foto, Osama Nour El-Din

Konfigurime të reja në Lindjen e Mesme
Gjithashtu edhe Izraelit i duhet të përshtatet me politikën e re të Egjiptit. Pothuajse të gjithë politikanët e lartë egjiptian theksojnë se Traktati i Paqes do do të vazhdojë të respektohet. Por ai gjithashtu do të duhet t'i nënshtrohet një ndryshimi. Sidomos kur bëhet fjalë për kufizimin e numrit të trupave në Sinai. Atje ndodhin sulme të rregullta, të cilat ndryshe nuk mund të parandalohen. Prandaj numri i trupave është ngritur atje qysh në muaji gusht edhe pse kjo bie ndesh me marrëveshjen. Megjithatë marrëveshja në formën e tanishme e dëmton më shumë Izraelin se Egjiptin, "për shkak se ajo e ka lënë pothuajse tërë Sinain pa mbrojtje", thotë Osama Nour El-Din. "Ai është një vendstrehim për grupet terroriste. Ata mund të bëjnë atje çfarë të duan."
Selia qendrore e Partisë për Liri dhe Drejtësi në Kajro
Ndryshime duhet të priten edhe kur bëhet fjalë për palestinezët.
Politika e deritanishme e ngulimeve hebreje apo bllokada ndaj Gazës
është vështirë e kuptueshme për popullsinë egjiptiane.Një tjetër vend ndaj të cilit ndryshon politika e re e jashtme e pavarur e Egjiptit është Irani. Për një kohë të gjatë SHBA e ka izoluar Iranin për shkak të programit të tij bërthamor dhe të presioneve izraelite. Ndërkaq Mursi vizitën e tij të parë jashtë shtetit e zhvilloi pikërisht në Teheran. Ai sigurisht që kritikoi atje mbështetjen e Iranit ndaj regjimit sirian, por u përpoq të njëjtën kohë që të bind Iranin që të punojë për të gjetur një zgjidhje për luftën civile siriane. Në SHBA, ky veprim u pa me skepticizëm.
Autor: Sailer Matthias / Esat Ahmeti
Redaktoi: Auron Dodi
No comments:
Post a Comment