Komuna
e vaqarrit ne prokurori, Genti Myrta abuzon me tokat
Prokurorise se Pergjithshme
Z. Ina Rama
Tiranë
Datë 27.10.2011
Lenda: Kallzim Penal kunder; Gentian Myrta (kryetar
i komunes Vaqarr) si dhe Fatmir Celami, shefi i kadastres prane kesaj komune.
Objekti: Vjedhje ne bashkepunim nepermjet
falsifikimit ne kundershtim me ligjin 7501, si dhe shperdorim te detyres.
Sybjekti: Ne fshatin Prush dy parcela toke me
siperfaqe 5700 m2 sma 76 (përbërja mekanike e tokës) vm dhe vmp 6.25 (përbërja
e tokës) si dhe tjetra po në Prushe me sipërfaqe 7140 sma, që janë tjetërsuar
dhe mbivendosur me dokumentacion të falsifikuar dhe pikërisht në vitin 2006,
sikur letrat janë bërë në vitin 1991, që përkon dhe ndarja e tokës, sipas
frymëve ose antarëve të familjes në bazë të ligjit 7501.Perfituesi e tokes jane
Tahir dhe Dilaver Driza.
Permbajtja:
Ish- kryetari i komunes Vaqarr, megjithe
anashkalimit ka ndermarre hapa ligjore pas ankimimt tone, si:
Pranimin e kerkeses tone si te drejte
1. Kerkesen per pezullimin e cdo veprimi per
token tone ne fshatin Prushe ne parcelen peqinas me nr. kadastre 4 mbi uje dhe
qe disponohet aktualisht nga Zoti Tahir Driza 5700 m2 dhe Dilaver Driza 7140m2.
Kjo shkrese mbane daten 01.12. 2010 me nrProt 1882, firmosur dhe vulosur nga
ish- kryetari i komunes Vaqarr.
2. Eshte leshuar nje urdher po nga ish-
kryetari me date 01.12.2010 me nr. Prot 1880 drejtuar Zyres Kadestrale,
mbeshtetur ne piken 2 te nenit 113 te kushtetutes te germs f, te nenit 44 te
ligjit nr. 8652, date 31.07.2000 per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes
vendore i ndryshuar si dhe te ligjit 7501 date 19.07.1991 per token.Dhe kerkon,
qe te nxirren te gjitha dokumentacione nga zyra e kadastres dhe komisioni i
verifikimit te tokave.
Mbi kete baze u hape rruge procesit sa dhe
prokuroia e Pergjithshme pranoi kallzimin tone e pikerishte me date 18.03.20011
me nr.Prot 179/2 me akuzen shperdorim detyre dhe falsifikim te
dokumentacionit…etj.
Kryetari aktual z. Gentian Myrta, pas kerkeses
tone, ka anashkalur problemin tone dhe ne shkresen date 12.09.2011 me nr. Prot
12o2/1 nder te tjera permend pushtimin e tokes dhe citoni ca ligje qe nuk kane
lidhje me ceshtjen tone dhe mbi te gjitha anashkaloni me qellim problemin, duke
citua: Qe ne ti drejtohemi Zyres Rajonale te Verifikimit te Tokave. Njeherazi
duke shperfillur problemin tone dhe ne te njejten kohe, duke rene ndeshe me
vete ligjin e qeverisesjes vendore.
Baza Ligjore
Me te drejte ne po citojme nenin 305 te kodit
civil per posedimin e tokes ne menyre te pa ligjshem dhe ai shprehet qarte.
Rasti yne eshte vjedhje e tokes nepermjet
falsifikimit te dokmentacionit, ne bashkepunim dhe ne shperdorim te detyres dhe
per kete shprehet qarte kodi penal, si me poshte: Neni 135 i kodit penal,
Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën
Vjedhja e pasurisë e kryer nga personi, që ka
për detyrë ta ruajë dhe ta administrojë atë, apo duke shpërdoruar detyrën,
dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.
Vjedhja nepermjet mashtrimit, pasi te gjitha
letrat jane bere 2006, sikur jane bere bne vitin 1991 nga shefi i kadastres se
athershe dhe te sotme ne Komunen Vaqarr, Fatmir Celami dhe per ket kodi penal
shprehet qert dhe pikerish me Neni 143 si dhe Neni 186 i kodit pena,
falsifikimi i dokumenteve kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të
lëshojë dokumentin, dënohet me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 188 Falsifikimi
i dokumenteve shteterore, falsifikimi apo përdorimi i dokumenteve të
falsifikuar shteterore dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Kur
falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, dënohet
me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Neni 199 Shpërdorimi i tokës
Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me
destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me
burgim gjer në gjashtë muaj. Si dhe Neni 200 per pushtimin e tokes na
administrata e komunes Shperdorimi i detyres Neni 248.. Kryerja e veprimeve që
synojnë të pengojnë zbatimin e ligjit nga personi i ngarkuar me një funksion
shtetëror
Dhe pikerisht Kryetari i komunes Vaqarr z
Gentian Myrta me shkrese e prcjellese qe posedojme ne, beheni pale e atyre qe
kane shkele ligjin dhe ne me te drejte po i drejtohemi Prokurorise me kallzim
penal ndaj kryetarit te komunes dhe shefit te kadastres dhe te gjithe
atyre qe jane perfshire ne kete skandal.
Sqarimi i konfliktit
Toka është pronë e familjes Driza,
përkatësisht dy parcela e pikërisht janë parcelat në vendin e quajtur Peqinas
me 5700 m2 sma 76 (përbërja mekanike e tokës) vm dhe vmp 6.25 (përbërja e
tokës) si dhe tjetra po në Peqinas me sipërfaqe 7140 sma, që janë tjetërsuar
dhe mbivendosur me dokumentacion të falsifikuar dhe pikërisht në vitin 2006,
sikur letrat janë bërë në vitin 1991, që përkon dhe ndarja e tokës, sipas
frymëve ose antarëve të familjes në bazë të ligjit 7501.
Pikërisht, këtu qëndron shkelja e vetë ligjit
7501, pasi përvetsuesi i tokës ka përfituar në bazë të këtij ligji sasinë e
tokës sipas numërit të antarëve të familjes dhe komisioni për ndarjen e tokës
në bashkëpunim me zyrëtare të komunës, kanë shkelur ligjin në mënyrë flagrante,
pasi një fshatari i akordojnë dhjetëfishin, që parashikon ligji.
Pra, plus 2200 mëtra, që përfitoi në vitin
1991, në vitin 2006, përfitoi rreth katermbëdhjetë dynym. Duke ditur se ligji e
ka të sanksionuar qartë dhe toka e mbetur, që vjen me origjinë nga trashgimia i
takon komisionit të kthimit të pronave dhe vetë ligjeve të dispozicionit tonë
civil, që të parashtrojë veprimet e tjera juridike.
Gjithashtu, pa pyetur fare për ligjin, ata
falsifikojnë dokumentacionin, duke bërë letra dhe pronar të rinjë me ligjin
7501 në vitin 2006, kohë që përkon me paisjen me tokë të fshatarit.
Akti Administrativ i Komunës Vaqarr, si dhe
vendimi i komisionit është absulutisht i pavlershëm se bie në kundërshtim me
vetë ligjin 7501, pasi ky ligj e ka ushtruar të drejtën për ta paisur me tokë
familjen përfituese dhe që këtu askush nuk ka të drejtë të shkel të drejtën e
pronarit mbi pasurinë e paluajtëshmje dhe legjislacioni për ketë shprehet
qartë.
Nuk ka asnjë bazë ligjore, që mbështeten
ish-anëtarët e komisioni të komunës Vaqarr, por ka vetëm një motiv, përfitimi
në kurriz të ligjit dhë të të drejtës tonë.
Bashkengjitur po ju dorezojme dokumentacionin.
Me respekt
Bujar dhe
Shkëlqim Driza
Adresa; fshati
Prush Vaqarr
Cel.0694729285
No comments:
Post a Comment