Fyle, Shqipëria ka përspektivë reale për përparim në rrugën europian
Komisioneri Europian për Zgjerimin Stefan Fyle tha sot
se Shqipëria ka një përspektivë reale për përparim në rrugën e saj
europian nëse vendi do të ofrojë një masë kritike rezultatesh në
përmbushjen e 12 prioriteteve kyce të opozionin të Komisionit Evropian.
Këto komente komisioneri Fyle i bëri gjatë takimit që
pati sot në Bruksel me presidentin shqiptar Bujar Nishani. Zoti Fyle
vuri theksin te aprovimi i ligjit për Gjykatën e Lartë dhe përfundimin e
reformës parlamentare, ndërsa cilësoi si të rëndësishme edhe heqjen e
imunitetit. Komisioneri Fyle, sips komunikatës së shpërndarë nga zyra e
tij - nënvizioi gjithashtu se përsa I përket shtetit ligjor, Shqipëria
duhet të intensifikojë përpjekjt për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur
dhe efikas dhe të vendosë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër
krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në fillim të muajit tetor, komisioneri Fyle do të
prezantojë raportin e vlerësimit për Shqipërinë i cili do të shoqërohet
edhe më propozimin për dhënien apo jo të Statusit të vendit kandidat, i
cili për dy vite me radhë ju refuzua Shqipërisë për shkak të krizës së
gjatë politike.
No comments:
Post a Comment