Grumbullimi i plehrave është një nga problemet më të më mëdha të
komunave greke. Me ndihmë gjermane vitet e ardhshme do të ngrihet
njësistem efikas për largimin e mbeturinave. Me këtë Komunat mund të
fitojnë madje para.
Po të pyesësh kryetarët e bashkive greke, se cilat janë problemet e
tyre më të mëdha, atëherë në krye qëndron largimi i mbeturinave. Mbarë
vendi është i mbuluar me depozita plehrash. Mbyll njërën se është
stërmbushur, hapet një tjetër. Që kjo nuk është zgjidhje, e pranojnë
gjithnjë e më shumë politikanë lokalë me autokritikë. Problematike është
gjendja sidomos në qytetin Tripolis në Peloponez, pranon kryetari i
bashkisë, Jannis Smirniotis: "Ne i shkarkojmë mbeturinat me kosto të
mëdha. Ne mund t'i kthejmë ato në të holla, por në vend të kësaj
harxhojmë për mënjanimin e plehrave”.
Për të mos përsëritur gabimet e Gjermanisë
Ideja, se me mbeturina mund të fitohen para, propagandohet prej muajsh
të tërë nga Hans-Joachim Fuchtel në Kretë, në Egje, apo në ishujt e
Jonit. Sekretari i Shtetit në ministrinë gjermane të Punës është
ngarkuar nga kancelarja Angela Merkel, që të lidhë komunitetet gjermane
dhe greke për partneritete për shkëmbimin e eksperiencës. Argumenti i
tij kryesor për një bashkëpunim gjermano-grek në largimin e mbeturinave
është: Ju nuk duhet të përsërisni gabimet, që ka bërë Gjermania. "30
vjet më parë në Gjermani kërkoheshin rrugë, se si të organizohej në
mënyrë efektive largimi i mbeturinave. Derisa zbuluam, se si bëhet,
kishim paguar shumë të holla.” Komunat greke mund të shfrytëzojnë
përvojën gjermane për zgjidhjen e problemeve të tyre, thotë Fuchtel.
Pasi konsultimi dhe transmetimi i njohurive do të jetë falas. Komunat greke duhet të përgjigjen vetëm për transportin dhe strehimin e ekspertëve gjermanë brenda Greqisë. I njëjti rregull duhet të zbatohet edhe në të kundërtën, kur zyrtarët lokalë dhe specialistë grekë të vijnë në Gjermani për t'u informuar dhe për t'u trajnuar.
Një ekspert në fushën e mënjanimit të mbeturinave është Gerhard Bauer. Administratori i qarkut Schwäbisch Hall në landin Baden-Württemberg ka realizuar të gjithë procesin e largimit të mbeturinave në rajonin e tij. Greqia mund të përfitojë në disa pika nga përvoja e gjermane, për këtë është i bindur inxhinieri: "Bëhet fjalë për mbledhjen e taksave për plehrat. Systemi në Greqi nuk të nxit për mënjanimin e plehrave". Bauer mendon se në Greqi është i nevojshëm këshillimi për ndarjen e mbeturinave dhe depozitimin e tyre.
Mjete financiare po, por jo pranim nga qytetarët
Ky model mund të jetë interesant edhe për Greqinë. Pavarësisht nga kriza ekonomike dhe shkurtimet e buxhetit në komuna, edhe financimi për ndërtimin e një sistemi të tillë do të realizohej, thotë me siguri Kostas Simitzis. Komunat, thotë kryebashkiaku i qytetit verior grek të Kavallës, mund të hyjnë në një partneritet me investitorët privatë dhe të mbështeten në financim edhe nga fondi JESSICA i BE-së, nga i cili financohen projektet komunale për zhvillimin e qyteteve.
Megjithatë projekte të tilla do të hasin në rezistencën e qytetarëve, thotë Simitzis. Impiantet për djegjen e plehrave e preokupojnë atë. Nga djegja reduktohet vëllimi i mbeturinave, që duhen ndarë, apo depozituar më tej. Grekët kanë problem me emetimet, që krijohen nga djegja. Ata frikësohen se mund të tejkalohen kufinjtë e parashikuar. Përpjekjet e deritanishme, për të instaluar një sistem të tillë mbeturinash, janë refuzuar për këtë arsye nga komunitetet lokale, thotë Simitzis. "Sidomos këtu, ne kemi nevojë për këshilla nga Gjermania: Si është arritur atje, që qytetarët të bien dakord."
Për të mos përsëritur gabimet e Gjermanisë
Nga shumë mbeturina mund të...

Pasi konsultimi dhe transmetimi i njohurive do të jetë falas. Komunat greke duhet të përgjigjen vetëm për transportin dhe strehimin e ekspertëve gjermanë brenda Greqisë. I njëjti rregull duhet të zbatohet edhe në të kundërtën, kur zyrtarët lokalë dhe specialistë grekë të vijnë në Gjermani për t'u informuar dhe për t'u trajnuar.
Një ekspert në fushën e mënjanimit të mbeturinave është Gerhard Bauer. Administratori i qarkut Schwäbisch Hall në landin Baden-Württemberg ka realizuar të gjithë procesin e largimit të mbeturinave në rajonin e tij. Greqia mund të përfitojë në disa pika nga përvoja e gjermane, për këtë është i bindur inxhinieri: "Bëhet fjalë për mbledhjen e taksave për plehrat. Systemi në Greqi nuk të nxit për mënjanimin e plehrave". Bauer mendon se në Greqi është i nevojshëm këshillimi për ndarjen e mbeturinave dhe depozitimin e tyre.
Mjete financiare po, por jo pranim nga qytetarët
... fitohen shumë para.
Me ndarjen e mbeturinave, në atë mënyre që familjet të ndajnë paketimet
e lehta, qelqin, letrat, mbeturinat, që depompozohen dhe mbeturinat që
nuk hyjnë në asnjë nga kategoritë e sipërpërmendura. Ndarja bëhet në
kazanë të ndryshëm plehrash, që plehu të përpunohet në atë mënyrë, që të
sjellë fitim.Ky model mund të jetë interesant edhe për Greqinë. Pavarësisht nga kriza ekonomike dhe shkurtimet e buxhetit në komuna, edhe financimi për ndërtimin e një sistemi të tillë do të realizohej, thotë me siguri Kostas Simitzis. Komunat, thotë kryebashkiaku i qytetit verior grek të Kavallës, mund të hyjnë në një partneritet me investitorët privatë dhe të mbështeten në financim edhe nga fondi JESSICA i BE-së, nga i cili financohen projektet komunale për zhvillimin e qyteteve.
Megjithatë projekte të tilla do të hasin në rezistencën e qytetarëve, thotë Simitzis. Impiantet për djegjen e plehrave e preokupojnë atë. Nga djegja reduktohet vëllimi i mbeturinave, që duhen ndarë, apo depozituar më tej. Grekët kanë problem me emetimet, që krijohen nga djegja. Ata frikësohen se mund të tejkalohen kufinjtë e parashikuar. Përpjekjet e deritanishme, për të instaluar një sistem të tillë mbeturinash, janë refuzuar për këtë arsye nga komunitetet lokale, thotë Simitzis. "Sidomos këtu, ne kemi nevojë për këshilla nga Gjermania: Si është arritur atje, që qytetarët të bien dakord."
No comments:
Post a Comment