Blloku info,analitik dhe opinjonal i botuesve te perndjekur, lajmetari lirise ligapress.
Sunday, September 16, 2012
Digjet makina e nëpunësit të qeverisë së Kosovës në veri
Në Kosovë, policia tha se persona të panjohur i vunë zjarrin makinës
së një pjesëtari të komunitetit serb në veri të Mitrovicës. Makina
mësohet se është pronë e një punonjësi të zyrës administrative në veriun
e këtij qytetit, e cila është themeluar nga qeveria e Kosovës. Zyra që
është kundërshtuar nga Beogradi dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në
veri, është mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar që atë e sheh si një
hap drejt krijimit të një komune të veçantë në Mitrovicën e Veriut, siç
parashihet edhe me planin e krye ngeociatorit Martti Ahtisaari, në bazë
të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës.
No comments:
Post a Comment