Miell makinës së kryeministrit
Në Shqipëri dy ish të përndjekur politikë
qëlluan sot me qese mielli makinën e kryeministrit Sali Berisha ndërsa
ai po hynte në mjediset e brendshme të parlamentit ku sapo kishte nisur
seanca e zakonshme e së enjtes.
Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë, dhe ish-i burgosuri, Agim Kollcaku u ndaluan menjëherë për t’u liruar pasi u morën në pyetje. Ata deklaruan se akti i tyre ishte një veprim simbolik për të protestuar ndaj braktisjes që sipas tyre i është bërë shtresës së ish të përndjekurve politikë.
Skënder Tufa, kreu i shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë, dhe ish-i burgosuri, Agim Kollcaku u ndaluan menjëherë për t’u liruar pasi u morën në pyetje. Ata deklaruan se akti i tyre ishte një veprim simbolik për të protestuar ndaj braktisjes që sipas tyre i është bërë shtresës së ish të përndjekurve politikë.
Makina
e kryeministrit Sali Berisha kishte ulur shpejtësinë për t’u kthyer
drejt hyrjes së parlamentit kur mbi të ranë dy qese me miell. Skënder
Tufa, kreu i shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shqipërisë, dhe
ish-i burgosuri, Agim Kollcaku e kishin menduar që më parë këtë veprim
ndërsa cdo ditë të enjte grumbullohen para parlamentit për të protestuar
ndaj premtimeve të pambajtura sipas tyre për dëmshpërblimin që u takon.
Ata thonë se janë pa punë dhe pa asnjë mbështetje financiare
"Ne
ishim të parapërgatitur dhe ne të dy vetëm, qëlluam me miell, në mënyrë
simbolike. Eshtë Brenda normave demokratike. Të burgosurit politik kanë
qenë gjithnjë fillimi I zërit të ndërgjegjes së popullit shqiptar",
deklaroi Tufa.
Të
dy u ndaluan menjëherë nga policia, ndërsa Tufa thotë se është goditur
nga pjestarët e eskortës së kryeministrit: "Jam qëlluar barbarisht nga
eskorta e kryeministrit. Më kanë marrë zvarrë, më kanë grisur, më kanë
thyer gjyslykët, orën, e jam gjakosur".
NUk
është hera e parë që përfaqësues të të përndjekurve gjejnë mënyra
individuale për të reaguar. Pak kohë më parë u sulmua në rrugë edhe
kryetari I Komisionit të Ligjeve demokrati Ilir Rusmali.
Tufa
e Kollcaku u lanë të lirë pasi u morën në pyetje për afër dy orë.
Policia nuk dha asnjë variant zyrtar mbi ngjarjen ndërsa kryeministri
vazhdoi qetësisht pjesmarrjen në seancën e parlamentit ku ratifikimi I
një marrëveshjeje financiare për ndërtimin e by pass-it të Fierit u
shoqërua me debate të gjata e të ashpra mes palëve për investimet në
infrastrukturë.
No comments:
Post a Comment