
Ishte parashikuar që më parë. Pas lutjeve të së premtes
protestat kundër videos që fyen Muhamedin shpërthyen në të gjithë botën
islame. Në Pakistan u vranë 23 vetë. Forcat e sigurisë janë në
gatishmëri.
Protesta pati në disa vende pas lutjeve të së premtes. Por dhuna më e
madhe shpërtheu në Pakistan. Sipas gazetave pakistaneze "News" dhe
"Dawn" të paktën 23 vetë kanë humbur jetën gjatë trazirave të djeshme.
Më shumë se 200 janë plagosur. Dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë për
të protestuar kundër videos së prodhuar nga kundërshtarë të islamit në
SHBA, video në të cilën ofendohet profeti Muhamed. Protestat u nxitën
edhe nga nga karikaturat e Muhamedit të botuara në një gazetë
humoristike franceze. Në qytetin pakistanez Peshawar u qëllua mbi
automjetin e një ekipi televiziv, shoferi humbi jetën. Ekipi ishte duke
shkuar në një kinema, të cilës i ishte vënë më parë flaka nga
demostruesit.
Kryeministri pakistanez Raja Pervez Ashraf e pati shpallur ditën e premte ditë feste në nder të profetit Muhamed duke ndezur kështu më shumë protestat. Filmi që u shpërnda nga SHBA, në të cilin ofendohet profeti Muhamed është "lloji më i keq i fanatizmit", tha ai. Ajo nuk ka të bëjë me lirinë e mendimit. Ashraf i bëri po ashtu thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të gjejnë rrugët për të ndaluar shprehjet që "nxisin urrejten dhe hedhin farën e konflikteve".
Pakistan, ushtria në gadishmëri
Sipas shprehjeve të Ashrafit grupe të caktuara politike dhe fetare kanë
bërë thirrje për organizimin e protestave ditën e premte. Në Islamabad
policia bëri të ditur se nga frika e trazirave do të bllokojë qendrën e
qytetit. Policia rrugore do të bllokojë rrugët pas lutjeve të së
premtes, njoftoi radio shtetërore Pakistan.
SHBA transmetojnë spot televiziv në Pakistan
Qeveria amerikane është duke u përpjekur të qetësojë gjendjen. Një zëdhënëse e qeverisë bëri të ditur se në Pakistan është duke u transmetuar në shtatë televizione një spot, në të cilin presidenti amerikan Barack Obama dhe ministrja e Jashtme Hillary Clinton distancohen nga video. Në fjalën e përkthyer edhe në gjuhën urdu Obama thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të bëjnë me videon antiislamiste. Sipas të dhënave të zëdhënëses shtatë stacionet televizive mund të shikohen teorikisht nga 90 milionë pakistanezë.
Protesta, Pakistan
Në Majlazi, sipas vlerësimeve të policisë 5 mijë vetë ishin mbledhur
para ambasadës amerikane dhe një xhamie që ndodhet pranë saj. Ambasada u
mbyll që në mëngjes pa fillimin e protestave. Kryeministri Najib Razak e
quajti videon "shumë lënduese", por i bëri thirrje qytetarëve të vendit
që të ruajnë qetësinë dhe të kujdesen që protestat të mos bëhen të
dhunshme. Në Indonezi automjete të blinduara u vendosën për shkaqe
sigurie para ambasadës amerikane, që është mbyllur më parë.
Ambasadat gjermane kontrollohen më shumë
Në gjithë botën arabe do të ketë gjatë ditës manifestime. "Ne kemi ashpërsuar masat e sigurisë në gjithë rajonin dhe kemi shtuar personelin e sigurisë," bëri të ditur ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Ai bëri po ashtu thirrje "që indinjata që është shpërndarë në shumë vende islamike, të shprehet në mënyrë paqësore". Në shumë qytete në Gjermani myslimanët kanë kërkuan lejen për të organizuar demostrata.
Kryeministri pakistanez Raja Pervez Ashraf e pati shpallur ditën e premte ditë feste në nder të profetit Muhamed duke ndezur kështu më shumë protestat. Filmi që u shpërnda nga SHBA, në të cilin ofendohet profeti Muhamed është "lloji më i keq i fanatizmit", tha ai. Ajo nuk ka të bëjë me lirinë e mendimit. Ashraf i bëri po ashtu thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të gjejnë rrugët për të ndaluar shprehjet që "nxisin urrejten dhe hedhin farën e konflikteve".

SHBA transmetojnë spot televiziv në Pakistan
Qeveria amerikane është duke u përpjekur të qetësojë gjendjen. Një zëdhënëse e qeverisë bëri të ditur se në Pakistan është duke u transmetuar në shtatë televizione një spot, në të cilin presidenti amerikan Barack Obama dhe ministrja e Jashtme Hillary Clinton distancohen nga video. Në fjalën e përkthyer edhe në gjuhën urdu Obama thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të bëjnë me videon antiislamiste. Sipas të dhënave të zëdhënëses shtatë stacionet televizive mund të shikohen teorikisht nga 90 milionë pakistanezë.

Ambasadat gjermane kontrollohen më shumë
Në gjithë botën arabe do të ketë gjatë ditës manifestime. "Ne kemi ashpërsuar masat e sigurisë në gjithë rajonin dhe kemi shtuar personelin e sigurisë," bëri të ditur ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle. Ai bëri po ashtu thirrje "që indinjata që është shpërndarë në shumë vende islamike, të shprehet në mënyrë paqësore". Në shumë qytete në Gjermani myslimanët kanë kërkuan lejen për të organizuar demostrata.
No comments:
Post a Comment