Percudnimi, sfidon të drejtën në pozite dhe vetë
kanunin
Kanuni vret edhe kundër normavet të tijë
Kanuni në Shqipëri, ka një larmi të madhe normash edhe
në aspektin civilë dhe atë penal, ndonse origjina e tij nuk ka një definacion të
sakët, njihen aktualishtë 12 kanunë në trojet shqiptare. Në epiqendër qëndronë
kanuni i Lekë Dukagjinit, që vepron në skaijn veriperendimorë të vendit,
kryesishtë në malësi të madhe, zona e mbishkodrës. Por një peshë të rendësishme
zë dhe kanuni i Skënderbeut në zonat verilindore dhe shqipëria e mesme dhe
ndryshonë në shumë norma me kanunin e Lekë Dukagjini, pasi në shumë aspekte
shfaqet më i moderuar dhe liberal.
Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe kaninin e Labërisë, që
vepronte në zonat juglindore të vendit dhe në tërsi përmbanin një gamë të gjerë
ngjashmërie dhe cilësoheshin nga ndëshkimitet e rrepta, sidomos në aspektin e
gjakmarrjes.
Në aspektin e parë penal kur shikonë se kanuni ka masa
parandaluese të gjakmarrjes, mendonë se jeta vlerësohëj shumë, por aspekti i
kundërveprimit, vepronte më të njëjtën forcë hakmarrje si më parë. Gjaksi,
duhet të contë fjalë për krimin, që kishte bërë, sepse e kundërta e vendoste përballë
barrës së dyfishtë të gjakut. Pra kemi të bejmë jo vetëm me pranimin e krimit,
por dhe të përgjegjesisë së faj dhe vetë nënshtrimit të ndëshkimit.
Treva të tjera të vendit kanë përdorur kanunin miks, ku
elementët ndërthureshin ndërkanune, por në tërsi, kanuni në Shqipëri është një
piramid normash të ngjashme, që ka arritur të mbijetojë për shekuj më radhë,
ndonse në Shqipëri kanë pushtuar romaket, perandoria e lindjes Bizant, sllavët
dhe përandoria Osmane, pasi pushtuesit përvec ligjeve të tyre lenin në fuqi
edhe kanunin shqiptarë. Pra kanuni nuk ka hezituer të jetë në pozitë ndonse jo
në të gjithë pushtetin e tij të nonmave juridike, par amë ka qenë prezent në të
gjitha kohërat. Me të njëjtin ritëm efikas, kanuni ka vepruar deri në vitet 47,
ku regjimi komunist arriti nëpërmjet izolimit, mbledhjeve të armëve të izolojë
në masen 80% efektin e kanunit. Edhe në atë kohë ai veprontë në forma të
dryshme jo të përputhura me normat e kanunit, por në emër të tij realizoheshin
krime.
Pas viteve 90 të, kanuni rishfaqet përsëri dhe filluan
hakmarrjet e vjetra të rindizeshin si më parë dhe u shënuan mjaftë krime, e për
llogjikë vepruan dhe pleqëritë e kanuneve, kryesisht në Shkodër dhe
Kurbin.Ndonse zyrtarishtë këta pleq nuk njihen ata vazhdojnë ta ushtrojë
pushtetin e tyre dhe më vonë kur fenomeni i gjakmarrjes filloj të rritej u
ngritën dhe shoqata pajtimi.
Pra kemi një rikthim të kanunit në pozitën e më parshme.
Por pyetja shtrohet si?
Problematika më e madhe qëndronë në faktin se dhe vetë
kanuni në normat e tij ka humbur vetë pozitën dhe ai vjen në një formë të re të
panjohur dhe madje të përcudnuar.
Parë në aspektin e marrjes së gjakut kanuni, brenda 24
orve, vret kodo në fisë që ka mbushur moshën 18 vjec, kohë që ather
argumendtohej ku një mashkull mbante armë në krah. Kjo ha interpretim pasi dhe
kodi ynë penal, merrë në përgjegjësi pënale moshë 14 vjec e lartë dhe kuptohet
se dhe kodi ynë penal është mbështetur në këtë drejtim tek e drejta zakonore,
pasi në moshën 14 vjec supozohet që një djalë të jetë në gjendje të mbajë armë.
Pas 24 orve, sulmohet dorari dhe në pamundësi gjetje apo arratie, viritet më i
afërti i pëmës gjenetike dhe familja ngujohej pikerishtë në persona madhorë.
Sot pseudokanuni ose kanuni i përcudnuar, vret pa dasi
edhe fëmijë në moshën e pubertitetit, apo dhe të seksit femër dhe më keq akoma
ngujonë gra dhe fëmijë. Nuk ka ndodhur në asnjë kanun të trevave shqiptare që të
ngujohen gra dhe fëmijë dhe më keq akoma ti vrasi ato. Kanuni në aspektin penal
është një mburojë e fortë për parandalimin e krimit ndaj grave dhe fëmijve dhe
ndëshkimi penal është nëse vretë një grua, ke dëtyrimin e barrës një gjak e
gjysëm boxh dhe nëse vret një djalë të pa martuar ke dy gjace borxh.
Kanuni jo vetën që ka masa shternguese të forta dhe njëherazi
parandaluese, por në asnjë rast nuk e vret gruan, vetëm për tradhëti bashkëshortore.
Sot kanuni është përcudnuar dhe kjo për faktin se brezi i sotëm e njeh përcitas
kanunin, duke shkelur normat bazë si parimi i besës dhe i kuranit apo biblës, i
moralit shqiptarë, o besushmërisë te virtytit, që janë dhe normat baze të
respektimit të kanunit. Këto norma janë kushtetucmëria kanunore dhe duke u
shlelur këto vlera normat e të drejtës zakonore, pra kanunit përcudnohen.
Sot kohët modern dhe periudha e komunizmit kanë luajtur
rol negativë në aspektin e njohjes së këtyre vlerave. Gjithashtu shteti në
pozitë shfaq paaftësinë e tij në ligjbërje dhe zbatueshmëri dhe në këto moment
vakumi, vepronë kanuni i përcudnuar.
Pra jemi përballë një rreziku shumë të madhe që tashmë
i ka kaluar kufinjtë e precedent dhe po shëndërrohët në një plagë sociale.
Paaftësia e të drejtës pozitive për të qenë efikas në
prandalimin e krimit dhe zbatueshmërinë e ligji, është një nga kushtet bazë për
ringritjen nga grehina e shekujve e të drejtë zakonore dhe ajo ashtu sic është
e ashpër me të njëjtë ashpërsin, vepronë në kohë moderne.
Aspekti tjete është fakti se ligjet shqiptare nuk kanë
efek në zbatueshmëri sepse praktika e ligjbërjes është një metodë sipërfaqsore,
pasi ligjet meren të kopjuara dhe nuk pyetet askush, as grupet e interest e as
vetë popullata. Mjaftojë një grup i vogël njerëzish që të miratojnë ligje
nxitimdhi si në rastin e ligjit te duhanit, që nuk gjenë zbatushmëri. Pra vetë
demokracia e përfaqësuar është në dilemë. Aspekte te tjera janë kushte ekonimike
ku shteti me asistencen e tij paguan 10 kilogram bukë për nje muaj, problemet e
pa zgjithura të pronsisë nga ana ligjore e një sër problematikash të tjera që i
japin shkas shoqërisë shqiptare që të thirrë në ndimë norma juridike të mesjetës.
Problemi tjetër i pa zgjithur janë armët që posedonë
popullata që nga viti 1997, dhe shqiptarët janë të armatosuar si në Avganistan
apo vende në trazira. Avancimi i krimit dhe metodave kriminale, paaftësia e
policisë dhe organit të akuzës për parandalimin e krimit, korrupsioni i
sistemit të drejtësise janë problemet kyce që e bëjnë kanuni të vrasë me metoda
primitive dhe të përcudnuara edhe ndaj vetë kanunit. Niveli i ulët arsimorë,
braktisja e shkollava..etj. Rasti i vrasjes se fundit të një 17 vjecares është
një alarm për vetë shtetin dhe institucionet ligjore. Kanuni ka magjinë e
ligjeve të kodifikuara ndër shekuj dhe të votuar në mënyrë plebishitare dhe sa
herë gjenë zbrabsti ligjore apo moszbatueshmeri të ligjit ai bëhet aktivë, duke
sfiduar të drejtën në pozitë, pra vetë institucionet e drejtësisë dhe vetë
shtetin. Qindra te ngujuar është një tablo renqethse. Qindara të vrarë për gjatë
këtyre viteve dhe rreziku i agravimit të këtij fenomeni mbetën detyrë parose e
sistemit të drejtësisë dhe vetë institucioneve ligjbërse për të ndërmarrë hapa
ligjor e rehabilitees për zgjithjen e këti fenomeni.
Nga ilir vata
No comments:
Post a Comment