Tuesday, September 4, 2012


Trinomi i Liges se Djathte, pronat te prndjekurit dhe drejtesia


Liga e Djathte, politika shqiptare e inkriminuar

Ka muaj qe nje grupe intelektualesh kane formatuar Ligen e Djathte, si nje alternative e munguar ne politiken Shqiptare. Ne qender te saje jane te perndjekurit, pronaret dhe te gjithe ata qe ne kohen e diktatures, jane perndjekur, torturuar apo burgosur, si dhe trashigimtaret e te egzekutuarve nga regjimi komuniste. Jo vetem te perndjekuri por pronaret, sindikalistet, invalitet dhe mjafte shtresa, qe Shteti i ka harruar, pra Liga e Djathte ka nje game gjithperfshirse te shtresave te shoqerise, por ne qender qendrojne vlerat e nje shteti roje e nje regu te lire, qe perfaqesohet nga kundershtaret e komunizmit.
Inisiativa e intelektualve u finalizua me 27 mars te ketije viti, ku Partia Drejtave te Mohuara, themeluar nga Eduart Ypi, tani me drejtohet nga nje trashigimtare i te perndjekurve z. Ilir Vata, u bene promotore i bashkimit, bashke me nje nga partite me te vjetra ne vend, Partia Konservatore, drejtuar nga Armando Ruco (qe mbane dhe postin e kryetarit te asamblese se Liges) dhe disa nga shoqatat e te perndjekurve politike, si Shoqata Mbare Kombetare e te Perndjekurve, drejtuar nga Adem Allci i konsideruari heroi i burgjeve shqiptare, qendresa e vete komunizmit. Skender Tufa, kryetare i shoqates se te burgosurve politike, nje aktivist i pa lodhur per integrimin e te perndjekurve, sindikata e pavarur e kryesuar nga Mahmut Dodgjini, nje nga themeluset e sindikatave qe tani po luftone i vetem per te drejtat e punetorve, pasi sindikatat e tjera jane shenderruara ne shpk te qeverise dhe opozites.
Shoqata e invalitve dhe shoqata e botuesve dhe gazetarve te perndjekur perfaqsuar nga Bujar Driza. Jane bashkengjitur treqind intelektua nga e gjithe Shqipria dhe diaspora nga familjet me te medha te vendit. Muhamet Vrijoni nje nga familjet e medha te jugut, qe mbane dhe detyren e shefit te organizimit. Alfred Ruco sekretar i pergjithshem nje nga familjet me emer ne qarkun e Korces. Fadil Allaraj ne qarkun e kuksit, nenkryetare, nipi i havzi Neles, familja me e madhe antikomuniste. Xhelal Bodini, sekretar politike dhe perfaqsues i qarkut te dibres, nje nga familjet me me emer te fese dhe besimit ne Diber.
Ky grupim njihet bashkimi me i gjere qe nga viti 1993, ku Petrit Kallakulla, Uran Kallakulla, inicuan Lidhjen e Djathte. Historia ka treguar se shqiptaret ndonse me dasi mes tyre kane ditur te bashkojne vlerat per te arritur ne zgjithje madhore ne interesa te ceshtjes kombetare, apo te nevojave te vete shqiptarve.
Ndodhur ne rrethona politike te pa qarta, persa i perket demokracise, Liga e Djathte shtrone si nevoja emergjente disa pririoritete:
Ndarjen njeher e mire te politikes nga e kaluara komuniste pasi deri me sot te gjithe kryetaret e partive kane patur lidhje me diktaturen ose vete ose pjestare te tyre te familjes dhe hapi i pare eshte hapja e arkivave sekret si nje nevoje emegjente per te shkeputur shoqerin shqiptare nga e kaluara. Shqiptaret nuk duhet te paguaj me taksat e tyre perskutoret, hetuesi, prokuroret, torturuesi apo egzekutuesit e tyre.
Jane te panumert rastet ku ish persekutoret jane ne institucionet kryesore dhe madje dhe ne hirarkine me te larte te shtetit, ne Presidenc, Qeveri, administrate publike, ne sistemin e drejtesise, ne SHIK, polici dhe me e keqja dhe ne gjykate. Integrimi i te perndjekurve politike, demshprblimi i tyre, qe fatkeqsisht qeveria mashtroi te perndjekurit ku nje dit burgu u pranua te paguhej me 20 mije leke te vjetra, ku persekutoret e tye more nga 50 mije, aq sa edhe e percakton kodi penal per pafajsine.
Ndertimi i nje muzeu per te perndjekurit dhe nje obelisk madheshtore ne kryeqytet. Krijimin e nje ministrie per te perndjekuri dhe pronaret..etj. Kthimi i pronave tek i zoti per ti hapun mundesi jo vetem tregut te lire por per ti kthyer dinjiteti e ligjeruar vete pronarit, pasi politika e sotme si nga maxhoranca dhe vete e majta kane te njejtin qendrim standart si diktatura per pronat.
Politikanet shqiptare vijne te lidhur me diktaturen dhe krimet e saj dhe kjo situate pa krye e konsideruar situate gri, duhet te marre fund, pasi nje gjendje e tille jo vetem e le vendin ne stanjacion kritik persa i perket demokracise, por ndodhe qe te kemi nje kthim pase me shume te prirur nga regjimet sesa nga demokracite.
Vezhgim
Klasa politike eshte pasuruar nepermjet korrupsionit, perfitimit te tenderave te pa drejte, perfitimi i te ardhurave publike, perfitimi i trojeve ne te gjithe vendin dhe kryeseishte ne bregdet, marja pjese ne trafiqe te paliqshme dhe pastrim parash. Ne krye te hirakise vijne antaret e qeverise, deputetet dhe kryetaret e komunave.
Kontrolli i Larte i Shtetit eshte nje institucion qe me shume shpenzon para nga te ardhurat publike sesa i ruan ato. Kjo kadegori ka fshehur para ne bankat e vendit dhe te europes, madje edhe ne katar, afrike te jugot dhe SHBA. Nuk behet fjale per vila, pasuri te paluajtshme..etj dhe vet institucioni i kontrollit te pasurive eshte me shume nje stimulant qe garanton keto pasuri te paluajtshme pasi kontrollohet nga politika.
Sistemi i drejtesise eshte i kapur nga politika, korrupsioni masiv dhe krimet e komunizmit. Gjygjet per korrupsionin, pronat jane shenderruar ne gjygje politike, pasi pas cdo prone fshihen pushtetare dhe per llogjike gjyqi eshte politike dhe nuk shvillohet ne baze te provave dhe fakteve duke shkelur cdo princip te se drejtes. Nuk mund te denohet nje politikan per korrupsion dhe rastet nuk kane munguar ku emra te perfaqesuesve te larte te politikes jane vene para drejtesise, por gjygjet i ka fituar politika. Kemi patur raste sporadike ku perballe drejtesise jane vene zyretar te administrates, thjeshte per tu zene vendin e punes dhe per te bere shou mediatik.
Qeveria aktuale ka deshtuar ne luften kunder korrupsionit dhe jo vetem kaq por shpenzon energji per te fshehur te veryteten.
Prokuroria si organe i akuzes ka mbetur e izoluar nga gjyqsori, por eshte e kapur nga politika dhe me e keqja eshte se ne kete dikaster parsor te jetes se qytetarve dhe te pasurise tyre punojne persekutor te diktatures. Kodi penal eshte dekriminalizuar, por vete prokuroret jane te inkriminuar me te kaluaren diktatorjale. Dhe organi i akuzer eshte shenderruar ne zyra hetusie qe sa here politikanet i ndersejne ata nisin nje hetim.
KLD ehte nje keshille nacional, qe emeron gjyqtare jo ne baze te merites por te politikes dhe parave dhe nuk ka fuqi te kontrolloje shkeljet e gjyqsorit, vende te tjera te lindjes e kane zevendesuar ate mo nje komision kontrolli.
Mediat jane ne kushte mbijetese, pasi perballen nen presionin e politikes. Kontrollohen kronikat, minutazhi, editorjalet. Kontrollohet titullaret, redaktoret, drejtoret dhe vete pronaret dhe eshte e veshtire te publikosh nje skandal, te cfardo lloje qofte, sepse politika kontrollon. Kontrollohen reklamat, nga qeveria dhe KKRT eshte shebderruar ne bord politik dhe jo ne monitoruese te mediave. Pronaret e medjave jane perballe presioneve dhe nuk arrine te mbijetojne. Gazetaret jane te diktuar dhe rrethe 70% punojne ne te zeze. Analistet jane mercenare politike dhe shumivca e tyre jane bashkepuntore te sigurimit te shtetit dhe me shume bejne komisarin politik, sesa analistin. Ne media qarkullojne para te pista dhe shume nga pronaret jane te inkriminuar.
Zerat ndryshe perndiqen me gjoba, presione duke nxjerre ne pah shtetin e forte dhe kjo gje ndodhe ne te dy kampet e medha politike qe ne filozofi dhe koncep jane njesoj me ate te diktatures. Kjo situate kautike politike dhe institucionale, qe eshte e dukshme vetem me vezhgimin e pare duhet ndryshuar dhe e djathta e bashkuar, Liga e Djathte eshte ne qendr te problematikes pasi ne filozofine e saj politike, sheh nja shtet roj, qe te garantoje lirite e individit, jeten, pronen, dhe nje treg te lire te garantuar, pra populli i pasur dhe shteti roje. Filozofia nga liberale, konservatore dhe populiste, plotsojne kontoret e nje politike gjithperfsjirse perendimore.
Abuzimi me te djathten
Efektet abuzuese te politikbersve ne kurriz te se djathtes, kane qene fatale sa jo vetem kane arritur ta bejne inegzistente, por te abozojne ne emer te tyre dhe duke konsideruar veten te djathte. Kushdo mund te thote jame i djathte. Ne aspektin natyror dhe individual eshte e drejta e cdo kujte por ne aspektin politike kerkon pak rregull dhe moral. Maxhoranca nu ka gajle se shumica e drejtuesve kryesore, vijne nga partia komuniste apo me keq akoma nga segmentet e regjimit qe jane marre me persekutimin e shqiptarve. Por  kjo eshte e keqja me e vogel pasi politika dhe sitemi i tyre eshte kunder vet te djathtes ne dhelb, qe nga lirite individuale, pronat dhe e drejta e barazise ne treg.
Ne te njejten fytyre vjene dhe opozita vetem se pacipshmeria e saje kalon mbi kufinjt imagjinar, sa vete partia e diktatorit, hiqet si e djathte dhe madje kohet e fundit ka kopjuar maxhorancen edhe ne aspektin e kornizimit te kualicionit.
Ne plan te dyte politika neokomunoste ka vene disa kryetare partisht te djathta si sherbetor te politikes se tyre dhe kete e ka realizuar, duke vene ne krye te ketyre partive, njerez te kapur nga sigurimi i shtetit dhe kjo karte ju perdoret si presion.
Ne programet e ketyre partive qendron prona tek i zoti dhe asnje fjali te vetme nuk kane arrite te belbezojne, por jane mjaftuar me nga nje vend pune, apo nje prone te paligjshme. Ne lemin e partive te vogla te djathta ka kryetare spiune, por qe kane bere nje dem te madhe vete te djathtes. Kemi kryetare mejhanesh qe bejne pazare keshilletaresh, krytaresh dhe per kater vite sillen mejhaneve te Tirane “Jahu ketu, Jahu atje”. Dalin ndonjehere ne ekran, bejne nga nje interviste sa aty ketu dhe ne behare i keni ne plazhet me luksose. Fusin te afermit ne pune, grate, niprit dhe perseri, “Jahu sa andej kendej”
Ne planin e trete, jane leshuar qefambetsit e te dy kampeve politike dhe cuditrisht te gjithe thone jemi te djathte. Edhe ne dy partite e reja qe jane krijuar shohi bashkepuntore te sigurimit te shtetit, dhe ish shtetare, apo funksionar te larte te shtetit, qe deri me sot jane talle me te perndjekurit dhe pronaret.
Liga e Djathte, tashme e formatuar per te bashkuar te gjithe te djathte ne nje forum te vetem “LD”  hap siparin e bashkimit te cdo vlere, individi, partie politike apo shoqerie civile per te bere te mundur krijimin e alternatives se djathte ne Shqipri, si vlere e munguar.
Gazeta Lajmetari Lirise.




No comments:

Post a Comment