Wednesday, September 26, 2012


Obama, Romney fushatë në Ohajo

Presidenti amerikan Barak Obama dhe sfiduesi republikan Mitt Romney zhvillojnë sot tubime të fushatës në shtetin e Ohajos.

Zoti Romney filloi një turne dy-ditor në shtetin industrial dje, së bashku me kandidatin për nënpresident Paul Ryan, në një miting pranë qytetit të Dejtonit. Në paraqitjen e tyre të parë të përbashkët në disa ditë, dy republikanët thanë se mund të kthejnë ekonominë amerikane në vështirësi, diçka që sipas tyre zoti Obama ka dështuar ta bëjë.

Zoti Romney gjithashtu akuzoi presidentin se ka dështuar të veprojë ndaj praktikave tregtare të Kinës, duke përfshirë vjedhjen e pronës intelektuale amerikane, e cila thotë ai kushton vende pune në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Romney do të bëjë një paraqitje sot me legjendarin e golfit Nicklaus Jack, banor i Ohajos.

Presidenti do të flasë para votuesve të rinj, gjatë mitingjeve të fushatës në dy kolegje të Ohajos.

Zoti Obama ka filluar të dalë përpara në anketat e opinionit gjashtë javë para zgjedhjeve të 6 Nëntorit.

No comments:

Post a Comment