Meqë në Evropë ekzisiton një pasiguri e madhe, çdo vend mban
fillimisht parasysh interesat e veta. Megjithatë perspektiva evropiane
për vendet e Ballkanit Perëndimor është e padiskutueshme.
Deri para ca kohësh anëtarësimi në BE u dukej shumë
evropianojuglindorëve si një biletë e përhershme për lozhën për VIP-a.
Kroacia, e cila ishte mjaft përpara me bisedimet për anëtarësim, shihej
prej vendeve të tjera të Evropës Juglindore me një lloj përzierje
admirimi dhe zilie. Por kriza ekonomike që tronditi Bashkimin Evropian
bën që me çdo lajm të keq që vjen nga Athina, Madridi apo Roma të bierë
çdo muaj edhe entuziazmi për familjen e madhe evropiane. Kjo tendencë
vërehet si në vendet e BE dhe në vendet që kërkojnë anëtarësimin në BE.
Një studim i kohëve të fundit i Fondacionit Bertelsmann ka treguar se
edhe gjermanët, të cilët konsiderohen si evropianë entuziast, ngadalë po
e humbasin besimin e tyre tek Evropa.
A është perspektiva evropiane ende e drejtë?
Këtë pyetje tashmë e shtron shumëkush. "Evropa nuk është më një sukses i vetëkuptueshëm, këtë duhet ta kemi të qartë." - tha profesor Hans-Jürgen Axt nga Universiteti Duisburg-Essen gjatë një paneli diskutimi për Deutsche Welle rreth temës: "Solidariteti evropian në fund?"
Ne jetojmë në një kohë kur disa koordinata duhet të ripërcaktohen nga e para, kur vihen në pikëpyetje disa gjëra që deri tani konsideroheshin si të sigurta pra "Evropa = mirë, Evropa = progres, Evropa = pasuri". Dhe nisur nga ndihmat financiare për vendet e eurozonës në krizë gjermanët po e pyesin vazhdimisht veten nëse po paguajnë para për aksione shpëtimi përfundimi i të cilëve është i pasigurt.
Meqë në Evropë ekzisiton një pasiguri e madhe, çdo vend mban fillimisht
parasysh interesat e veta. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e
keqe dhe nuk do të thotë dhe fundi i solidaritetit, thotë profesor Axt.
Por konfliktet për shkak të krizës së euros do të shtohen në rast se të
gjithë do të bëjnë të njëjtën pyetje: A mund ta mbajmë Greqinë në zonën e
euros në aspekt afatgjatë dhe a mjaftojnë instrumentet e solidaritetit
që ka zhvilluar BE-ja?
"A është perspektiva evropiane pa alternativë"
Me interes të madh ndiqen këto diskutime në vendet e Evropës Juglindore, që presin në radhë për t'u anëtarësuar BE. Nikolaus Graf Lambsdorff, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s në MPJ gjermane, i njeh dyshimet që ekzistojnë në rajon, por megjithatë është i bindur se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është pa alternativë. "Alternativa e vetme që më shkon në mendje do të ishte që për mungesë përparimi rajoni do të bëjë regres. Kjo nuk është dhe nuk mund të jetë në interesin tonë."
Graf Lambsdorff theksoi se Gjermania vazhdon të jetë pro zgjerimit. Gjermania ka kontigjentin më të madh të trupave në Kosovë dhe financon gjithashtu shumë iniciativa ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe është njëkohësisht një nga partnerët më të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë në thuajse të gjitha këto shtete.
Berlini mban edhe në këto kohë të trazuara për Evropën dhe euron kursin
e zgjerimit të BE, por jo me çdo çmim. Kushtet për të cilat bihet
dakord duhet të përmbushen, është mesazhi nga Berlini. BE-ja nuk
dëshiron të pranojë "pacientë" të rinj. Është e nevojshme të zhvillojmë
besim dhe ai duhet merituar që të mos ketë nevojë për përmirësime të
mëvonshme gjatë monitorimeve. "Ne jemi bërë dyshues." tha Graf
Lambsdorff.
Megjithë dallimet në procesin e afrimit me BE-në, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia kanë një gjë të përbashkët: askush nuk mund t'u japë atyre një garanci, nëse ata një ditë do t'i bashkohen vërtetë BE-së. Shumë besojnë se pas Kroacisë për një kohë të gjatë nuk do të ketë pranime të reja në BE. Për sa kohë? Profesor Heinz-Jürgen Axt mendon një dekadë, por askush nuk mund të bëjë parashikime të sakta kohore.
Autore: Dunja Dragojevic-Kersten
Redaktore: Blagorodna Grigorova
A është perspektiva evropiane ende e drejtë?
Këtë pyetje tashmë e shtron shumëkush. "Evropa nuk është më një sukses i vetëkuptueshëm, këtë duhet ta kemi të qartë." - tha profesor Hans-Jürgen Axt nga Universiteti Duisburg-Essen gjatë një paneli diskutimi për Deutsche Welle rreth temës: "Solidariteti evropian në fund?"
Ne jetojmë në një kohë kur disa koordinata duhet të ripërcaktohen nga e para, kur vihen në pikëpyetje disa gjëra që deri tani konsideroheshin si të sigurta pra "Evropa = mirë, Evropa = progres, Evropa = pasuri". Dhe nisur nga ndihmat financiare për vendet e eurozonës në krizë gjermanët po e pyesin vazhdimisht veten nëse po paguajnë para për aksione shpëtimi përfundimi i të cilëve është i pasigurt.

"A është perspektiva evropiane pa alternativë"
Me interes të madh ndiqen këto diskutime në vendet e Evropës Juglindore, që presin në radhë për t'u anëtarësuar BE. Nikolaus Graf Lambsdorff, Drejtor për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s në MPJ gjermane, i njeh dyshimet që ekzistojnë në rajon, por megjithatë është i bindur se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është pa alternativë. "Alternativa e vetme që më shkon në mendje do të ishte që për mungesë përparimi rajoni do të bëjë regres. Kjo nuk është dhe nuk mund të jetë në interesin tonë."
Graf Lambsdorff theksoi se Gjermania vazhdon të jetë pro zgjerimit. Gjermania ka kontigjentin më të madh të trupave në Kosovë dhe financon gjithashtu shumë iniciativa ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor dhe është njëkohësisht një nga partnerët më të rëndësishëm politikë dhe ekonomikë në thuajse të gjitha këto shtete.

Megjithë dallimet në procesin e afrimit me BE-në, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia kanë një gjë të përbashkët: askush nuk mund t'u japë atyre një garanci, nëse ata një ditë do t'i bashkohen vërtetë BE-së. Shumë besojnë se pas Kroacisë për një kohë të gjatë nuk do të ketë pranime të reja në BE. Për sa kohë? Profesor Heinz-Jürgen Axt mendon një dekadë, por askush nuk mund të bëjë parashikime të sakta kohore.
Autore: Dunja Dragojevic-Kersten
Redaktore: Blagorodna Grigorova
No comments:
Post a Comment