Monday, September 3, 2012


Gerrdeci ne televizionin “Planet”



Shpëtim Spahia, gjenerali i gerdecit administrator i Planet TV



Tlelevizioni “Planet” lindi më 2007, si tv Calvin me orientim arsimore, por gradualishte mori formë dhe po përpiqet të hyjë në treg. Vitet e para e shëndërruan këtë televizor në një ekranë të shikushëm drejtuar nga R. Papa dhe më pas Nga Ilir Vata. Aty gjeje lajme, emisione si metronome, mirëmëngjes nga A.Pipa, Dritehije nga I.Vata dhe kishte emra te njohur të botës së mediave dhe të artit, si T. Luto, M. Blushi dhe ndonse nje grup i vogël arritën të risjellin në jetë një media. Por ngatrrimi i Planetit me biznesin dhe politiken, solli në krye një radhë spiunësh të sigurimit të shtetit dhe sot ai vazhdonë të rënkojë nga spiunet dhe aq më keq nga mbietesa dhe gara në treg.

Por kjo është njëra anë e së keqes pasi, që prej tre vitesh atë e drejton gjenerali i Gërdecit Shpëtim Spahia, dënuar nga gjykata. Është njeriu i Fatmir Mediut dhe ai e solli, jo si administrator, por si aksioner dhe mendohet se parat e gezhojave të Gerdecit kanë zënë vend pikërishtë aty. Këmi pasur rastin ta kemi edhe në mbledhjet e mëngjesit, që është fatkeqsi që një ishë ushtarak të bëj punën e drejtorit të informacionit dhe nuk e kishte për turp kur thonte, bini Ramës apo ndonjëherë dhe Berishës, sipas seancave gjyqsore dhe në të vërtet ia doli u dënua më pak nga të gjithë për ceshtjen më të bujshme Gërdecin. Tani që mbylli pjesërisht ceshtjen e tij ka pushuar nga puna rreth 50 vetë dhe dy muaj nuk ka paguar pagat, madje të pushuarit janë njoftuar në fillim të shtatorit, duke shkelur cdo princip të punëdhënsit dhe punëmarrësit. Investigimi ynë do të sjellë në vëmendje të publikut siguracionet e punojnjësve dhe cdo të drejtë të gazetrve në mardhënje me punën. Por le të kthehemi të ngjarja e Gërdecit, ku humbën jetën dhjetra qytetarë. A është Gjenerali Spahia përfitues i shumave të parave?. A është realishtë ai pronari i televizionit Planët? Burime të besueshme tregojnë se parat e Gërdecit janë furnizues kryerorë i këti televizioni, madje vetë gjenerali i zi sic e njohin familjartë e viktimave ka pohuar së është prona e tij. Dihet që ky television është më humje në tregun mediatik, por ajo që është enigëm është fakti se nga vinë parat? Kësaj pyetje duhet ti japin përgjigje institucionet shtetërorë. Dhe duhet të marrë fund njëher dhe mirë abuzimi me medjat dhe furnizimi i tyre me para të pista.


Mediat, mes të artës dhë të purpërtës

E sikurë fjala të mos shkruhej, ç’kuptim do të kishtë dhe nëse ajo nuk do t’u shërbente qytetarve për të komunikuar, informuar për të qenë pjesë e copzave të vetë jetës në filmë, telenovelë, në artë e në skenë dhe më e domozdoshmja për të informuar publikua për çfarë ndodhë afër dhe largë tyre.
Tashmë, mediat janë bërë pjesë e jetës së qytetarve shqiptarë dhe shumica e shqiptarve e kalojnë një pjesë të mirë të kohës para ekranit, apo duke shfletuar faqet e gazetave dhe revistave, pra mediat janë pjesë e secilit nga ne.
Të gjithë përfitojmë nga mediat dhe pak janë respektuar persa i përket punës që qindra punonjës, gazetarë, operator, regjizorë, artiste… impenjohen me orë të tëra për të sjellë atë që është ndryshe, apo atë që ka ndodhur edhe në castin e fundit.
Por kushë e dinë dhe kushë interesohet për hallin e tyre.?!

Pjesa e artë.

Ata që përfitojnë drejtpërdrejt nga mediat, janë politikanët dhe si përfitues janë dhe ngatrrestarët kryesor të ecurisë mediatike. Kemi një palë media që i shërbejnë pushtetit për përfitime dhe një palë mediash që i shërbejnë opozitës, pushtetit të ardhshëm. Ka edhe nga ata media, që janë të pavarura, por statusi i tyre natyral i bën ata të vuajn.
Kjo ndarje e “vetëcensuruar” nga padonët e mediave, klasifikonë edhe staturin e mediave, sipar pushtetit dhe potencës ekonomike që vjenë kryesisht nga reklamat e atorizuara nga pushteti dhe politika.
Pra kemi tre kadegori mediash, që konkurojnë në botën e mediave.

Të parët janë të majmit dhë që gjenden në pozicion afër pushtetit, kanë përfituar ambjente falas, qira të ulta dhe rreklama pa fund. Padronët e tyre mundet të jënë prlamentarë, aksionerë apo pushtetarë që investojnë në fafor të tyre.
Kadegoria e dytë janë mediat në shërbim të opozitës që gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tyre në këtë status, pagujnë qimet e kokës për të mbijetuar, por ama janë në të njëjtën status, si dhe mediat e pushtetarve, por në një kohë tjetër.
Në kadegorinë e tretë janë mediat e pavarura dhe janë të konstatueshme lehtësisht, mjafton të shfletoshë faqet, apo të ndrroshë me pultë kanalet televizive.
Kjo kadegori, përfshinë pasionant të fjalës së lirë dhe qëndrojnë në hirarkinë apsolute përsa i përket kritikave ndajë qeverisë dhe pushtetit në tërsi, pra janë media në shërbim të qytetarve. Pikërisht ky llojë shërbimi është krejtësishtë i dënushëm nga pushteti dhe biznesi afër tij.
Vallë a nuk dinë këta pronarë mediash të bëjnë servilin? Sigurishtë që po, por para betimit të shenjëtë të së vërtetës nuk gjunjëzohe dhe fatkeqësisht radhitën në klasën më të varfër të statukosë mediatike por në majat më të ndritura të mediave në shërbim të profesionit.
Por kjo nuk mjafton pasi sistemi ynë i ekonomisë së tregut, çonë në majë të hirarkisë parat dhe investimet, Kështu i bie që në faqen e artë janë mediat që rrinë ngjitur apo afër me pushtetin dhe politiken.

Pjesa e purpërt

Aty ku gjërat nuk duken, është dhe e vështirë të nxjerrësh konkluzione dhe të përcaktosh një të vërtetë, sepse thjesht gjërat janë në hije. Por të mundohemi të hedhim dritë në atë pjesë ku gjërat bëjnë zë, pra janë të dukshme. Kryesisht pronarë të mediave janë ata që gjatë këtyre viteve kanë ushtruar një biznes tjetër dhe akumulimin e parave e kanë përdorur në shërbim të mediave dhe kjo është padyshim një investim i madhë ndonse me pak fitim apo pa fitim fare.
Nëse është me fitim, pra qoftë edhe një të njëmitën, ky biznësë rrinë korrekt edhe me ligjin (pra përballë falimentit në periudhen kohore për tri vite), por nëse është me pak fitim, atherë problemet vijë e shtohen së pronarit i duhet, që disa të punojnë edhe jashtë kontratës, pra në të zezë.
Ky është një fakt alarmant pasi dihet se 80% e gazetarve, punojnë në të zezë, pra nuk janë të siguruar dhe vendi i punës së tyrë është i rrezikuar në çdo kohë.
Momenti tjetër trishtues është fakti së padronët e mediave nuk i paguaj gazetarët dhe madie i marrin në provë për 30 ditë dhe i hedhin në rrugë, duke shfrytëzuar dhjetra të tillë për gjatë gjithë vitit.
Pra informaliteti është i legalizuar në heshtje nga shteti, pasi nga njëra anë i duhet kjo disbalancë për të patur përfitimet e njërës palë të zgjedhur, se nëse të gjitha mediat do të ishin të barabarta përballë ligjit, politika do ta kishte të vështirë që të bënte palë për vete.
Pikërishtë zgjedhja e palve, vë në dyshim lidhjet e shtetit më mediat dhe njëkohësisht padrejtësit ndaj biznesit dhe të drejtat e qindra gazetarve që vihen në dilemë.
Por kujt i intereson, po nuk ishe pjesë e “Klanit” nuk ke rreklama ke gjoba dhe rreziko të falimentoshë.
Klani mediatik, tashmë është bërë kushtë mbijetese për ata që investojnë në mediat dhe nëse je jashtë klanit dhe rrethit vicioz të politikës e shtetit, je i destinuar të falimentosh.
Institucionet shtetrore e ndajnë reklamen me recetë, gjithashtu dhe biznesi afër politikes. Inspektoriati i punës dhe zyra e tatim taksave ka listën e mediave dhe gazetarve që janë por apo kundra “ATIJ”. Kushë është ai. Ai është që kontrollonë mediat, pra politika dhe shteti. Ai është që të cakton dhë klasën mediatike dhe të futë në faqen e artë apo të purpërt. Pra nuk është tregu apo publiku që përcaktonë cilësinë e mediave por politika dhe institucionet e sajë shtërnguese.

Ana e errët

Nëse do ta kishim titulluar të errtën në krye të fjalisë do të ndillnim ogurë të keq, por nuk mund ta lëm pa e përmendur pasi është dhe pjesa që i bënë karshillëk shtetit dhe konkurencër së pa ndershme. Është përfolur shumë për para të pista që qarkullojnë në mediat dhe gjatë gjithë këtyre viteve ky dyshim ka qenë fjalia e parë që vetë qytetarët kanë përshpëritur dhe në të vërtetë part e pista kanë qenë pjesë e lojës më të madhe të qarkullimit në media. Por shteti ka heshtur me qëllim për të patur gjithmonë një terren për ta përdorur, duke menjanuar ligjin.
Çdo shërbim që është bërë për mediat ka qenë një kontribut, por tanimë ka ardhur koha që mediat të përballen me rrezikun më të madhë atë të falimentimit dhe kjo është dhuratë e politikës.


Nga Ilir Vata

No comments:

Post a Comment