Gjermania premton 28.3 milionë euro ndihmë për Kosovën
Ambasada gjermane në Prishtinë, bën të ditur se qeveria gjermane
në donacionin e radhës, ka premtuar 28.3 milionë euro ndihmë për
Kosovën.
Pristina Haupstadt Kosovo
Në njoftim thuhet se, Gjermania si donatori i dytë më i madh, pas
SHBA-së, do ta mbështesë Kosovën edhe më tej për zbatimin e reformave të
nevojshme në kuadër të procesit të afrimit të Kosovës me Bashkimin
Evropian. Kjo u arrit, pas konsultimeve ndërqeveritare ndërmjet
Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës. Këto konsultime kishin në fokus
bashkëpunimin politik dhe zhvillimin.
"Pas përfundimit me sukses të këtyre konsultimeve, që zhvillohen një herë në vit, qeveria gjermane premtoi ndihma financiare në vlerën prej 28,3 milionë eurove, të cilat i shërbejnë zbatimit të projekteve në pikërëndesat përkatëse për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në fushën e energjetikës dhe ujësjellist, si dhe të arsimit bazë", thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane në Prishtinë.

No comments:
Post a Comment