Kanë kaluar 50 vjet që kur presidenti i atëhershëm francez de
Gaulle iu drejtua rinisë gjermane me fjalimin e tij historik. Ai
konsiderohet si një hap i rëndësishëm në rrugën drejt traktatit të
miqësisë franko-gjermane.

Charles de Gaulle dhe Konrad Adenauer nënshkruajnë Traktatin e Miqësisë franko-gjermane. (22.01.1963)
Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle i vunë vulën Traktatit të
Elizesë më 22 Janar 1963 në Paris me një puthje vëllazërore. Gjenerali
de Gaulle kishte qenë i burgosur nga gjermanët në Luftën e Dytë
Botërore - tani francezi përqafonte gjermanin. Ky ishte fillmi i një
miqësie të pabesueshme.
"Unë mendoj se dy vendet tona mund të jenë krenare për këtë, njëjtë si Evropa dhe vendet e lira."
Edhe kancelari gjerman Konrad Adenauer gjithashtu vuri në dukje pas një
kohe të shkurtër rëndësinë historike të Traktatit të Elizesë:
"Nuk
mund të krijohet Evropa, asnjë institucion i vetëm evropian nuk do të
krijohej nëse tensionet mes Francës dhe Gjermanisë vazhdimisht do të
ndikonin në marrjen e vendimeve."

Në foto, Willy Brandt
Bashkëpunimi midis dy vendeve vazhdoi të thellohej edhe pse çifti
pasues gjermano-francez, Willy Brandt dhe Georges Pompidou, kishte pak
gjëra të përbashkëta. Francezët e vështronin me skepticizëm politikën e
Brandit ndaj Lindjes.
Por Helmut Schmidt-i dhe Valéry Giscard d'Estaing i mbushën përsëri me
jetë marrëdhëniet gjermano-franceze. Ata hodhën themelet e para për
euron. Në vitin 1980 Giscard d'Estaing foli në Bundestagun gjerman.
"Ne
duam që Evropa të zë vendin e saj në çështjet e kësaj bote. Nëqoftëse
ne duam të shohim këtë kompani të ketë sukses, atëherë ne duhet të
forcojmë edhe më shumë lidhjet tona."
Dorë për dore në vendin ku dikur luftuan ushtarët gjermanë dhe francezë

Në foto, Kohl dhe Mitterrand
Për këtë u angazhuan Helmut Kohl dhe François Mitterrand - dy
evropianë të shpallur. Ata nënshkruan Traktatin e Mastrihtit, themeluan
Euro-Korpusin dhe mbështetën ngritjen e kanalit televiziv kultror
gjermano-francez ARTE. Por një kujtim i veçantë mbetet përkujtimi i tyre
i përbashkët në varrezat e ushtarëve në Verdun, disa vjet më parë. Një
gjerman dhe një francez dorë për dore në vendin ku dikur luftuan
ushtarët gjermanë dhe francezë. Për këtë Helmut Kohl pati sqaruar më
vonë:
"Ky ishte makthi i babait tim, mbi 80 vjeç, kur ai trembej
papritur gjatë natës dhe pas shumë dekadash ëndërronte ende kohën se si
kishte qenë në Duomon në Luftën e Parë Botërore. Ne shkuam në Verdun,
François Mitterrand dhe unë, sepse unë kisha biseduar shpesh me të në
lidhje me këtë histori dhe sepse ai në qershor të vitit 1940 ishte
plagosur atje si një rreshter i ri në ushtrinë franceze dhe ishte zënë
rob. Miqësia franko-gjermane - kjo nuk është një çështje qeverish."

Në foto, Schröder dhe Chirac

Midis pasardhësëve të tyre, Gerhard Schröder dhe Jacques Chirac
fillimisht punët nuk po shkonin mirë. Schröder dëshironte një trio me
Britaninë e Madhe. Kjo nuk i pëlqente francezit. Por megjithatë ata
arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët, organizonin takime të rregullta,
formuan një front të përbashkët kundër luftës së Irakut.
Në foto, Sarkozy dhe Merkel
Si kancelar i parë gjerman Schröder në vitin 2004 përkujtoi zbarkimin e trupave aleate në Normandi.
Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy u afruan sidomos në krizën e borxheve në BE saqë filluan të quhen edhe Merkozy.

Në foto Hollande dhe Merkel
Çifti aktual franko-gjerman ( Holland - Merkel) edhe pse duket akoma i
shpupurishur ka ende kohë që ta gjejë siç duhet njëri-tjetrin.
Autor: Anne Christine Heckmann / Esat Ahmeti
Redaktoi: Auron Dodi
No comments:
Post a Comment